Radhë të gjatë në kufi, shumë qytetarë ia mësynë Greqisë

Picture of Ina Online
Ina Online

21/06/2024

Vetëm nga ora 12 e mbrëmjes e deri në ora 11:00 e ditës së sotme, në pikat kufitare kanë kaluar mbi 20 mijë qytetarë, shumica prej tyre në vendkalimin në Bogorodicë.

Qytetarë të shumtë kanë vendosur që fundjavën ta kalojnë në plazhet e Greqisë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se edhe pikat tjera kufitare kanë qenë të frekuentuara në 24 orët e fundit.

“Në pikat kufitare të vendit në periudhë nga ora 00:00 deri në ora 11:00 e ditës së sotme, dalje nga shteti kanë realizuar 21267 qytetarë, ndërsa kanë hyrë në vend 14145 qytetarë. Në vendkalimet kufitare Tabanocë, Bogorodicë dhe Bllacë është vërejtur fluks më i madh i automjeteve, ndërsa nga Ministria e Punëve të Brendshme janë marrë të gjitha masat që të ketë qarkullim më të shpejtë të automjeteve”, njoftojnë nga Ministria për Punë të Brendshme.

Fundjava e zgjatur por edhe temperaturat e larta nga ana tjetër thuajse zbrazën qytetin e Shkupit. Në rrugë mund të vëreheshin shumë pak vetura dhe disa këmbësorë që në të shumtën e rasteve ishin turistë të huaj. /Alsat.mk

TË FUNDIT

Ibrahimi rreth Ligjit për barazi gjinore: Vendim kundër familjes shqiptare

Izet Zeqiri zgjidhet anëtar i rregullt i ASHAM-së

Kryetari i Çashkës, Shaqiri: BDI nuk ka humbur, qëndroj pas liderit Ali Ahmetit

Reagimi qesharak i nënës së Yllit për këngën me Ritën

Kiara nuk ia fal tradhtinë Luizit

City – Liverpool, derbi i madh evropian

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË