Radoiçiq endet i lirë rrugëve të Beogradit, ndërkombëtarët po i “mbyllin sytë”

ina-online
ina-online

29/10/2023

I lirë, por pa pasaportë – kështu mund të përshkruhet tani për tani statusi i Millan Radoiçiqit në Serbi, pasi gjykata në Beograd e liroi nga paraburgimi në fillim të këtij muaji, më saktësisht me 4 tetor.

Janë bërë më shumë se një muaj që kur kryekrimineli Radoiçiq mori përgjegjësinë për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, shkruan Bota Sot.

Nga ky akt terrorist, mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Gjatë shkëmbimit të zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues.

Vetë Radoiçiq, përmes avokatit, e mori përgjegjësinë për sulmin, të cilin Kosova e cilëson si akt terrorist dhe tentativë të Serbisë për përmbysjen e rendit kushtetues.

Por, Serbia, e cila nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe institucionet e saj, i cilëson veprat kriminale ndryshe nga Prishtina zyrtare.

Është shqetësuese se si pas kaq kohë ende nuk është parë ndonjë presion nga ndërkombëtarët mbi Serbinë për të dënuar Milan Radoiçiqin.

Situata në veri të vendit vazhdon të jetë e ndjeshme, ku po paralajmërohen se mund të ketë edhe sulme të reja nga bandat kriminale serbe.

E me Radoiçiqin e lirë, këto skenare terroriste serbe mund edhe të realizohen edhe me më lehtësi.

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala thotë për Bota Sot se ende ekziston rrezik për sulme të reja, derisa nuk ka marrëveshjes mes dy shteteve (Kosovës dhe Serbisë).

“Rreziku mbetet permanent deri sa nuk do të kemi njohje në mes dy shteteve dhe marrëveshje për mos pushtim. Situata e presionit mbetet në drejtim të dy palëve në forma dhe mënyra të ndryshme për gjetur çelësin e përafrimit. Skenari sikur i 24 shtatori është lehtë i mundshëm të na ri-përsëritet në formën nëse do të kemi vakum institucional në Beograd pas dhënies dorëheqje të Presidentit të Serbisë. Pra organet e sigurisë janë duke monitoruar situatën por edhe janë edhe në gjendje gadishmërie në atë pjesë përmes ineksioneve të caktuara në luftën kundër krimit në 4 komuna veriore”, përfundoi Drizan Shala për “Bota sot”.

Juristi Blerim Burjani potencoi se ndërkombëtarët nuk po bëjnë presion ndaj shtetit serb për Milan Radoiçiqin, pasi ata dëshirojnë ta mbajnë për vete Serbinë.

Madje, tha se presidenti serb po luan dy lojë të ndryshme, derisa potencoi se kryekrimineli Radoiçiq nuk do dënohet në mënyrë meritore në Serbi.

“Arsyjet janë të shumta, e mbi të githa nuk e dëshirojnë përplasjen me Serbinë, dëshirojnë ta mbajnë me vete dhe për vete Serbinë, Vuçiqi është nacionalist dhe e di se kurrë nuk do të jetë partner i sinqertë ndërkombëtar, por ai është deklaruar si partner i tyre me gënjeshtra, loja e Vuçiqit është në dy karriga, kjo vazhdon, më mirë me dy karriga se me një, me Rusinë, kështu po thonë disa diplomatë ndërkombëtarë. Radojçiq nuk do të marr dënim të merituar në Serbi, qëllimi është marrëveshja me Kosovën dhe zgjidhja e problemeve”, deklaroi Blerim Burjani për Bota Sot.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Talat Xhaferi3

BDI do ta propozojë Talat Xhaferin për kryeministër

MUHAMERI

Zgjedhjet po afrohen, politikanët shfaqen me thesin e babadimrit

Naim Murseli foto me Behgjet Pacollin

“Prokuroria do hetojë lidhjet e tij me Pacollin”, eksperti: Divorci dhe transaksionet, çfarë fsheh Naim Murseli

kurti vucic

Plani 6 miliardësh i BE-së, Kosova dhe Serbia përfitojnë vetëm nëse zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit e Asociacionin

Dimitar Kovacevski

Kovaçevski: Në gjurmët e Shën Kliment Ohrit, gjuha maqedonase është bërë realitet në Evropë dhe në botë

rusko

Ruskovska: Hetimi fillimisht duhet të vërtetojë qëllimin për vrasjen e Pançes dhe Vanjës

liridona-naim-murseli-600x375-1-600x360

Vrasja e Liridonës, paralajmëron Kerquku: Dikush është në siklet të madh, të bëhen sytë katër

S-600x360

Në samiti BE – Ballkani Perëndimor, Kosovës e Serbisë do t’i bëhet thirrje për normalizim

bagdat

Ambasada amerikane në Bagdad sulmohet me raketa

INFO

NA NDIQ