Rafiz Haliti bojkoton iftarin e degës së BDI-së në Saraj?

0

Dega e BDI-së në Saraj ka shtruar një iftar për anëtarësinë e tyre në këtë komunë. Në iftar kanë prezantuar kryetari i degës, Hysni Jakupi, kryetari i komunës, Blerim Bexheti, ish kryetari, Bekim Murati, anëtari i KGJR-së, Bekim Rexhepi dhe udhëheqës të institucioneve tjera komunale. Në këtë iftar ka munguar ish nënkryetari i Kuvendit Rafiz Haliti, për të cilin gjatë kohë flitet se është në raporte jo të mira me kryetarin e komunës, Blerim Bexheti. Zyrtarisht nuk ka asnjë prononcim për shkaqet e mungesës./lajm/

Komentet

komentet