Raftet e dyqaneve të zbrazëta! Nuk po prodhohet bukë me çmim të ngrirë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

1 Mars, 2023

Kështu duken sot raftet e dyqaneve. Pa bukë me çmimin e ngrirë në 33 denarë, apo me bukë të mbetura nga ditët e kaluara.

-Më falni sa kushton buka?

-50 den.

-Po nga buka me çmim të ngrirë nuk keni?

-Jo nuk kemi me çmim të ngrirë nga sot nuk do të gatuajmë bukë të bardhë dhe gjysmë të bardhë?

-Deri kur?

-Nuk e dimë.

Kjo është kundërpërgjigja e paralajmëruar e industrisë së bukës pas vendimit të Qeverisë për ngrirje të çmimit. TV21 u mundua të kontaktojë edhe me Kryetarin e asociacionit të Fabrikave të Bukës Goran Malishiq, por nga Oda Ekonomike e Maqedonisë na thanë se i njëjti nuk do të jetë i kapshëm dhe se mbesin pas fjalëve të thëna dy ditë më parë.

“Ditën kur do të del vendimi për ngrirjen e çmimit në Gazetën Zyrtare nga dita e ardhshme nuk do të prodhohet bukë dhe nuk do të furnizohet tregu”, tha Goran Malishiq, kryetar i Shoqatës së fabrikave të bukës (27.02.2023).

Të pyetur nëse dikush nga Qeveria i ka kontaktuar, nga Oda thonë se jo. Ndërsa dje ministri Bekteshi tha se kompanitë e mëdha po krijojnë histeri të panevojshme.

“Nuk është fer nuk është transparente që tregohen të pavërteta për shkak se janë kontrolluar nga institucionet kompetente”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë (28.02.2023).

Ndryshe, për shkak se subvencionimi i kompanive ushqimore nuk i dha rezultatet e pritura, përkatësisht kompanitë nuk i ulën çmimet, dje Qeveria vendosi ta shfuqizojë masën për subvencionim të rrymës. Ministri i ekonomisë tregoi se nga muaji prill do të subvencionohen qytetarët, gjegjësisht do të ketë masa të reja me të cilat qytetarët do të ndihmohen në mënyrë të drejtpërdrejtë./TV21

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

grubi opinion

Grubi për “Opinion”: Albin Kurti të merr “mësim” nga Ali Ahmeti

besar-durmishi

Durmishi: Grubi paska ardhur në Tetovë që të mësohet si shtrohet asfalti! (FOTO)

ambulanca shqiperi

Shqipëri, humb jetën në lokal 60-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, dyshimet e para

edi rama

Rama i përkrah kërkesat e BE-së për veriun: Shpresoj të përfundoj ky konflikt absurd

borell vjosa osmani vucic macron scholz

Edhe Borrell kërkon zgjedhje: Nëse nuk zbatohen tri kërkesat, do të ketë pasoja serioze

biden rrezohet

VIDEO/ Rrëzohet në tribunë Presidenti i SHBA-së Joe Biden

kiev-naten

Rusia sulmon Kievin me raketa

Rrahim musliu

Arrestohet mërgimtari në Serbi vetëm pse mbante flamurin kuq e zi

shqiptaret maqedoni perfaqesuesja

Tetë shqiptarë në listën e Maqedonisë për ndeshjet e muajit qershor (LISTA)

INFO

NA NDIQ