Ragmi Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit kuq e zi

Picture of INA
INA

19/09/2024

Sot, për herë të pestë, pas më shumë se dy vitesh nga përfundimi i mandatit si Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, u dënova për ngritjen e flamurit kombëtar shqiptar. Kështu më profilin e tij në Facebook ka shkruar Ragmi Mustafi, ish-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, ndërsa informon se autoritetet serbe sot i kanë dorëzuar gjobën pasi para dy vitesh, konkretisht më 28 nëntor 2022, kishte ngritur flamurin kombëtar shqiptar.

Statusi i plotë i Ragmi Mustafit:

Sot, për herë të pestë, pas më shumë se dy vitesh nga përfundimi i mandatit si Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, u dënova për ngritjen e flamurit kombëtar shqiptar.

Ky është një absurd dhe përndjekje e hapur ndaj simbolit tonë kombëtar, që nuk është gjë tjetër veçse përpjekje për përndjekje politike, me qëllim frikësimin dhe censurimin e atyre që shprehin hapur identitetin e tyre kombëtar. Ky akt është presion kundër të ndryshmes dhe intolerancës ndaj të tjerëve, një qasje diskriminuese ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Nuk është vetëm tek flamuri, por liria jonë e shprehjes, e drejta për të ekzistuar dhe për t’u identifikuar si shqiptarë.

Fakti që një veprim simbolik si ky, trajtohet ende me ndjekje kundërvajtjeje tregon se sa larg ka shkuar kjo fushatë ndaj të drejtave tona. Kjo ‘baltosje’ e vazhdueshme, është si përpjekje për të dobësuar kauzën tonë për identitet dhe dinjitet.

Lufta jonë për të drejtat tona vazhdon, pa marrë parasysh pengesat apo presionet që na bëhen.

Nuk jam më në krye të Këshillit Kombëtar Shqiptar as punonjës i këtij institucioni siç deklarova në gjykatën e Vladiçki Han-it, dhe thash megjithatë, po të isha përsëri në të njëjtën situatë ose në një funksion tjetër, me vetëdije të plotë do të bëja të njëjtën gjë, pavarësisht pasojave!

TË FUNDIT
2 orë
Erdogan takon Ramën, pritet nënshkrimi i marrëveshjeve për arsim, komunikim e bujqësi
2 orë
Shfuqizimi i balancuesit, Ziberi: Vendimi është juridik, arsyetimi është tërësisht politik
2 orë
Bekim Sali sjell dëshmi: Ja si BDI bëri “shqiptarë të përkohshëm” vetëm për një vend pune, ndërsa largoi shqiptarë nga vendi i tyre!
4 orë
Gjakova në alarm nga sfida e TikTok-ut, 19 raste të vetëlëndimit të nxënëseve – ndalohen telefonat në shkolla
4 orë
Taravari: Ligji që e propozojmë ne, shumë më i mirë se “Balanceri”

ME TE LEXUARA

1 ditë
Gjykata Kushtetuese sot vendos për fatin e “Balancuesit”
21 orë
Gjyqësori i ‘debalancuar’ dhe përfaqësimi i shqiptarëve
5 orë
Rron Gjinovci zbulon qëllimin e sulmeve ndaj Kurtit: “Kosova asnjëherë s’ka pasur qeveri më anti-Serbi se kjo e sotmja”
1 ditë
Haradinaj: Bashkëpunojmë me të gjithë, edhe me Listën Serbe, por për Kurtin kryeministër nuk bëjmë koalicion
7 orë
Nga takimi me Begajn, konferenca e përbashkët me Ramën dhe inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë/ Zbardhet agjenda e plotë e vizitës së Erdogan në Tiranë
4 orë
Taravari: Ligji që e propozojmë ne, shumë më i mirë se “Balanceri”
1 ditë
Pacolli: Nëse falë Kurtit janë punësuar vetëm 2.000 persona, i heq kapelën!

LEXO MË SHUMË

rama rexhep

Erdogan takon Ramën, pritet nënshkrimi i marrëveshjeve për arsim, komunikim e bujqësi

naser zyberi

Shfuqizimi i balancuesit, Ziberi: Vendimi është juridik, arsyetimi është tërësisht politik

Bekim Sali

Bekim Sali sjell dëshmi: Ja si BDI bëri “shqiptarë të përkohshëm” vetëm për një vend pune, ndërsa largoi shqiptarë nga vendi i tyre!

tik tok

Gjakova në alarm nga sfida e TikTok-ut, 19 raste të vetëlëndimit të nxënëseve – ndalohen telefonat në shkolla

taravari

Taravari: Ligji që e propozojmë ne, shumë më i mirë se “Balanceri”

Kurti OKB Keshilli i Sigurimit

Rron Gjinovci zbulon qëllimin e sulmeve ndaj Kurtit: “Kosova asnjëherë s’ka pasur qeveri më anti-Serbi se kjo e sotmja”

Aleksander “Sasha” Kasanof

Emisari i ShBA-së sot viziton Kosovën

vucic

“Kush e ftoi çetnikun në Dubrovnik”, reagon kryetari i komunës kroate

zelenski mickoski

Takim i Mickoskit me Zelenskin në Dubrovnik

INFO

NA NDIQ