Rahovica përfundimishtë po zgjidhë problemin e ujit

0

Kanë filluar punimet në vendin e ashtuquajtur ‘’Shpella e Ilincës’’ për gjurmimin e ujit të pijshëm i cili do t’i shërbejë banorëve të fshatit Rahovicë. Për të ispektuar punimet në terren ishte  kryetari i Kuvendit Komunal të Preshevës, Sami Salihu dhe zv.kryetari i komunës së Preshevës, Armend Aliu.

Sipas kryetari të Kuvendit Komunal, Sami Salihu përmes këtyre punimeve pritet që të rritet grumbullimi i ujit nga 2 l – 5 l/sec për banorët e fshatit Rahovicë ku sipas tijë kërkesa ka qenë prej kohësh mirëpo me blerjen e pronës nga Nagip Bektashi dhe lëshimin e saj në emër të bashkësisë lokale Rahovicë po bëhet edhe një pikë grumbulluese. Shuma e përafërt që kap këto punime është afër 3.000.000 dinarë ku njëherit mbetemi me shpresë që fshati Rahovicë do të zgjidh problemin e ujit të pijshëm është shprehur ndër të tjera Salihu. Punimet në gjurmimin e ujit të pijshëm kanë filluar dje dhe pritet të përfundojnë në një periudhë prej 20 ditësh./presheva.com/