Raketat e ardhura nga Gaza, Izraeli drejton gishtin nga Hamasi

0

Ushtria izraelite tha të enjten se nuk e dinte se kush I hodhi dy raketat nga Gaza në Tel Aviv, por e bëri përgjegjës Hamasin.

“Ne ende po verifikojmë se cili grup ka organizuar sulmin. Ne nuk e dimë se kush e ka kryer atë, “i tha Radios Izraelite zëdhënësi kryesor i brigadës gjenerali Ronen Manelis.

“Organizata Hamas është organizata kryesore në Rripin e Gazës. Ajo është përgjegjëse për atë që ndodh brenda Rripit dhe çdo gjë që del nga atje”, shtoi ai.