Rakip Doçi radhitet pas Mexhitit: Askush nuk ka të drejtë të fshihet pas Ali Ahmetit

Ish-funksionari dhe anëtari i BDI-së, Rakip Doçi është përfshirë në debatin e përçarjeve në BDI, duke drejtuar kritika ndaj zv/kryeministrit Artan Grubi.

Ai përmes një postimi në fejsbuk ka shkruar se askush nuk duhet të fshihet pas figurës së Ali Ahmeti dhe se duhet të respektohet meritokracia.

ja postimi i plotë:

Askush nuk ka të drejtë të fshihet pas figurës së Ali Ahmetit. Më së paku këtë të drejt e gëzon Artan Grubi.

BDI nuk është pronë e askujt, është kala e ndërtuar nga djersa e shumë veprimtarëve që nga 2002 e deri sod! Kala që nuk mund të përvetësohet nga askush!

Nëse antarsia kërkon që të rrespektohet meritokracia dhe konkretisht përgjegjësi dhe llogaridhënie për dështimin në zgjedhjet lokale në Tetovë kjo ska të bëjë aspak me figurën e Ali Ahmetit por ka të bëj me bartësit e këtij dështimi të kryesuar nga Artan Grubi!

Dhe nëse e gjith kjo tolerohet, nesër mundë të humbet edhe në Shkup e gjetiu. Pra kjo nismë është përpjekje për ta shpëtuar BDI-në dhe konkretisht liderin e pakontestueshëm Ali Ahmetin.