Rakitiç largohet nga kombëtarja kroate

0

Mesfushori kroat Ivan Rakitiq është tërhequr nga kombëtarja kroate e futbollit. Lajmi është konfirmuar nga vetë federate kroate në rrjetet sociale.

Rakitiç në karrierën e tij ka 106 ndeshje me kombëtaren, derisa ka realizuar 15 gola. Ish-mesfushori i Barcelonës arriti me Kroacinë deri në finalen e Kupës së Botës në Rusi në vitin 2018, por pa mundur ta fitojë atë.

Rakitiq u tërhoq nga kombëtarja kroate në moshën 32-vjeçare. /Zeri.info