Rama 24-orë përballë opozitës, sot seanca për mocionin me debat me kryeministrin

Iliria News Agency
Iliria News Agency

02/03/2023

Që prej disa javësh tashmë çështja McGonigal, është kthyer në debatin kryesore politik në vend.

Tashmë ky debat është zhvendosur në seancën e parlamentit, ku kryeministri Rama do të përballet me një mocion me debat prej 24-orësh me debutetët e opozitës.

Kryeministri Rama ka mbërritur në Kuvend dhe pritet që të nisë mocioni me debat në lidhje me përfshirjen e tij në çështjen “McGonigal”

– Advertisement –

Arrestimit i ish-zyrtarit të lartë të kundërzbulimit në FBI, Charles McGonigal, dhe akuzat e ngritura ndaj tij ne dy dosje të ndara po gjykohen njëra në Neë York dhe tjetra ne Ëashington kanë zënë hapsirën kryesore të mediave prestigjoze amerikane dhe shqiptare. Ndaj McGonigal, janë ngritur akuza se ka ndihmuar një oligark rus, në shkelje të sanksioneve amerikane dhe çështja tjeter lidhet me Shqipërinë. Ai akuzohet se mori para nga një ish-oficer i shërbimeve të sigurisë, me kombësi shqiptare, ndërsa në dosje përmenden lidhje të ish agjentit me Edi Ramën dhe kerkesen për hetim të një lobisti të partisë rivale me kryeministrin Rama.

Në një rast të ndarë të paraqitur në Uashington, prokurorët kanë thënë se, së paku që nga gushti i vit 2017, McGonigal nuk ia ka zbuluar FBI-së marrëdhënien e tij me një ish-zyrtar të agjencisë së inteligjencës shqiptare – i përshkruar në aktakuzë si “Personi A”.

Gjithashtu, sipas aktakuzës, ai nuk ka bërë të ditur se “ka pasur kontakte” me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Personi A (Agron Nezaj) është njeriu që rezulton të ketë takuar tre herë McGonigal për t’i dhënë 225 mijë dollarë. Paratë janë dhënë të ndara në tre pjesë. Ne akt akuze pemenden disa takime te Mcgonigal dhe Edi Rames

Në shtator të vitit 2017, McGonigal u takua për herë të parë me Ramën.

McGonigal thuhet në aktakuzë është përpjekur që të nxisë kryeministrin Edi Rama për të dhënë një licencë për shpime nafte të një subjekt të lidhur me Nezën dhe Duçkën

Me 20 nëntor, 2017 pasi McGonigal u takua përsëri me kryeministrin Rama dhe zotin Duçka në Shqipëri, ai kontaktoi nje prokuror, për një hetim të mundshëm ndaj një lobisti që kundërshtari politik i zotit Rama.

Ngjarjet e detajuara në aktakuzë dhe të dhënat e tjera publike duket se përputhen me përshkrimin e lobistit Nic D. Muzin, i cili ishte kontraktuar nga Partia demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha.

Në fillim të vitit 2018, zoti Neza vazhdoi t’i transmetonte zotit McGonigal informacione- disa prej të cilave thuhet ne akt akuze erdhën direkt nga zyra e zotit Rama- për zotin Muzin. McGonigal më pas do ua përcillte këto informacione të tjerëve në zyrën e FBI në Neë York.

Në fund të shkurtit, FBI hapi formalisht një hetim për lobistin me kërkesën dhe udhëzimin e McGonigal. Neza ishte ndër burimet konfidencialë që dhanë informacione gjatë hetimit dhe zoti Duçka pagoi dëshmitarët në Europë për udhëtimet dhe takimet e tyre me FBI-në, thuhet në aktakuzë.

Por pas akuzave ndaj tij nga deputetë të Kuvendit të Shqipërisë pas publikimit të çështjes, ka reaguar edhe Edi Rama. Rama ka thënë se akuzat kundër ish-zyrtarit të FBI-së nuk kanë asnjë lidhje me të.

Berisha zhvilloi një protestë kombetarë dhe disa protesta para parlamentit për këtë çështje. Në media qarkulluan po ashtu dhe foto të mbështetësve të zotit Berisha me Mcgonigal ndërsa u akuzua se persona të afërt me të dhanë dëshmi të rreme të Mcgonigal për lobistin e PD-së.

Në një prononcim për mediat, Rama tha se Nezajn e ka njohur përmes McGonigal dhe e përshkroi si një njeri nga Tropoja e mik me të ndjerin Azem Hajdari, duke e ‘faturuar’ si të afërt me Partinë Demokratike. Ndërsa për Duçkën tha, që ka qenë zëvedësministër në kohën e koalicionit Rama-Meta, por shtoi se për të ka punuar si konsulent pa pagesë./ EuroNews.al

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Aksidenti-600x360

Djali i deputetit shqiptar përplasë me makinë biznesmenin e njohur

Sali Berisha

Berisha, për “RAI 3”: Nuk akuzohem për korrupsion, jam nën hetim për arsye politike

ulqin

VOA : Ulqini pret me shpresë urën që e lidh me Shkodrën

ikja

Të dhënat e trishta/ Të rinjtë po ikin në emigracion, të moshuarit punojnë

modelja klevisa ymeri

Me BMW e shpejtësi 170 km/h,shqiptarja përplas për vdekje dy të rinj (FOTO)

Igli Hasani2

Hasani në Hagë ankesa për shqiptarët në Preshevë

Spartak Ngjela

“Enver Hoxha më thirri, u pendova që s’i shkova”, trondit Spartak Ngjela: Më thanë se do më vriste, i kalova poshtë shtëpisë, ai u ngrit…!

begaj qosja sinani

Presidenti Begaj takoi akademikun Rexhep Qosja

aksidenti shqiperi

Vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri, ndër më të lartat në Europë! Vendi ynë, i gjashti në listë

INFO

NA NDIQ