Rama-Bashës: “Le t’i ndihmojmë së bashku me pak dritë, se zymti kanë boll”

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ftuar kreun opozitar nga PD, Lulzim Basha, për bashkëpunim në situatën e krijuar pas tërmetit të morri mbi 50 jetë. “Mos u mjafto me fjalët e errëta e me pamjen që dukesh sikur e ke humbur ti shtëpinë, jo ata fatkeqë që kështu bëhen sfond mediatik, për të përcjellë zymtinë e politikës së stërvjetër, në vend të ngrohtësisë njerëzore! Le t’i ndihmojmë së bashku me pak dritë, se zymti kanë boll”, ka shkruar Rama në Twitter, transmeton Klan Kosova. “I dashur Lulzim, asgjë më të keqe s’mund të bëjë një politikan në këto ditë të zymta, se sa të kërkojë raste njerëzish ende të pasistemuar për t’i përdorur për politikë! Ka shumë akoma që duan dorën tonë dhe ngrohtësinë e kujtdo që mundet t’ua japë! Eja të bashkëpunojmë…”.