Rama bisedë me Zaevin: Ja çfarë u sqaruam?!

0

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka bërë të ditur se gjatë fundjavës ka pasur një komunikim me homologun e tij nga Shkupi, Zoran Zaev, ku theks i veçantë ka qenë procesi eurointegrues i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë lidhur me marrjen e datës për fillimin e negociatave. Rama ka thënë se në fokus të komunikimit me Zaevin ka qenë edhe kërkesa e fundit e presidentit të ri Stevo Pendarovski që Maqedonia e Veriut të ndahet nga Shqipëria në planin e eurointegrimeve, përcjellë INA.

“Dje pata një komunikim me kryeministrin maqedonasm dhe po e lexoj: “ Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë dy partnerë të ngushtë dhe ne punojmë së bashku për të mirën e qytetareve tanë dhe shumë shpejt do të jemi aleatë në NATO dhe e ardhmja jonë do të jetë në BE. M.Veriut dhe Shqipëria janë vende dhe popuj shumë afër me njeri tjetrin, jetojmë afër dhe respektojmë njëri-tjetrin dhe rrisim së bashku mirëqenien, sepse qëndrojmë në krah në të mirë e në të keq. Unë besoj se Edi Rama është i angazhuar dhe mbron identitetin kulturor të maqedonasve në Shqipëri. Shqipëria është në një përpjekje për t’i shpëtuar një kurthi, të ngritur nga brenda. Unë dje bërë një prononcim për një tjetër mik të mirë, që është presidenti i Maqedonisë së Veriut lidhur me një deklaratë të bërë prej tij, që e lexova në mënyrë të nënkuptuar, se problemet në Shqipëri nuk duhet të jenë pengesë për Maqedoninë. Presidenti më shkroi dhe u sqaruam, por e vërteta është se ka një dallim të rëndë për të ardhur keq”, theksoi Edi Rama.

Ai shtoi se presidenti Ilir Meta është koka së bashku me Sali Berishën dhe siç tha “ku Lulëzimi dhe fallxhorja janë marionetat e tyre, presidenti na bën të gjithëve të në vijë zor. Pasi është diçka e pa ndodhur më parë dhe është diçka që Shqipëria nuk iu ka borxh Ilir Metës. Ai sot duhet të ishte avokat kryesor për hapjen e negociatave.(INA)