Rama: Dekada e fundit vendimtare për Shqipërinë, rol përcaktues në rajon

Picture of Ina Online
Ina Online

20/12/2024

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria është sot një anëtar aktiv dhe i respektuar në bashkësinë ndërkombëtare, duke luajtur po ashtu një rol të rëndësishëm e përcaktues në rajon.

“Ne tanimë nuk jemi figurantët e dikurshëm të fotografive familjare të bashkësisë ndërkombëtare, por jemi anëtar aktiv dhe të respektuar të saj me një rol sa të vetëdijshëm për përmasën dhe peshën modeste të vendit tonë në arenën e madhe të politikës europiane, aq edhe të rëndësishëm e përcaktues për rajonin tonë, i cili sot më shumë se asnjëherë tjetër ka një domethënie të posaçme për Europën e nesërme”, u shpreh Rama.

Rama u shpreh se për Shqipërinë këto kanë qenë 10 vite të një kthese të madhe me sakrifica e mundime të mëdha. “Teksa një vit po ikën dhe një vit tjetër i ri po vjen, kanë kaluar pak më shumë se 10 vjet qysh se pata nderin e madh t’i adresohem kësaj salle nga kjo foltore si kryeministër i sapozgjedhur i Shqipërisë. 10 vite janë shumë pak në jetën e një kombi, por janë shumë në jetën e një individi, e gjithsesi kjo dekadë ka qenë vendimtare për ne në anën tjetër të bjeshkëve në Shqipëri. 10 vite të një kthese të madhe me sakrifica e mundime të mëdha ku nuk kanë munguar as dhimbjet e fatkeqësitë natyrore që nga përmbytjet deri edhe një tërmet shkatërrimtar e një pandemi globale”, tha Rama.

TË FUNDIT

Kurti: Për mbrojtje nga Serbia, e kemi ushtrinë tonë dhe komandantin Bashkin Jashari (video)

Ramush Haradinaj zhvillon takim me Richard Grenell në SHBA, jep detaje nga biseda mes tyre

“TikTok” rikthehet për përdoruesit amerikanë, pas ndërhyrjes së Trump

Komunat nisin procedurat, Qeveria ndau 100 milionë euro

Ndërron jetë 17-vjeçari nga Shkupi që u godit nga rryma!

Luizi publikon këngën e re: A ke zemër

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË