Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh të qartë për Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç i cili më herët u shpreh se nuk do të marrë pjesë në Samitin mes BE dhe Ballkanit Perëndimor.
Sipas Ramës marrja pjesë është e vetmja rrugë që ka Vuçiç, pasi në të kundërt do të ishte katastrofike për të dhe për Serbinë.
Rama theksoi se i vetmi që nuk do të jetë pjesë është kryeministri i Spanjës për shkak se vendi i tij ka ditën e Kushtetutës.