Rama e Meloni shqetësojnë Këshillin e Evropës

INA
INA

14/11/2023

Hapja e planifikuar në Shqipëri e qendrave të pritjes për emigrantët e shpëtuar në det nga autoritetet italiane po shqetëson Këshillin e Evropës, i cili theksoi të hënën se ka frikë se do të shkelen të drejtat e refugjatëve.

Roma dhe Tirana nënshkruan javën e kaluar një memorandum mirëkuptimi që parashikon se Italia do të hapë dy qendra të pritjes së emigrantëve në Shqipëri, e cila nuk është një vend anëtar i Bashkimit Evropian. Qendrat do të jenë në gjendje të strehojnë deri në 3,000 emigrantë nga pranvera e 2024 dhe një total prej rreth 39,000 në vit, sipas parashikimeve të qeverisë italiane nën kryeministren Giorgia Meloni.

Por për komisioneren e Këshillit të Evropës për të drejtat e njeriut, Dunia Mijatovicc, ky “regjim i azilit jashtë vendit karakterizohet nga shumë paqartësi ligjore”.

Në veçanti, ajo ngre rrezikun e “trajtimit të ndryshëm të atyre që kërkesat për azil do të shqyrtohen në Shqipëri dhe atyre që kërkesat e të cilëve do të shqyrtohen në Itali“, vuri në dukje Mijatovicc në një deklaratë të lëshuar në Strasburg. Sipas saj, rritet “rreziku që refugjatët, azilkërkuesit dhe emigrantët të pësojnë shkelje të të drejtave të tyre njerëzore”.

Italia, e përballur me një rritje të madhe të flukseve migratore që nga janari (145,000 të ardhur, krahasuar me 88,000 në periudhën korresponduese të vitit 2022), u ka bërë thirrje partnerëve evropianë për më shumë solidaritet, pa ndonjë rezultat të veçantë deri më tani.

Marrëveshja e lidhur “përputhet me rregullat ligjore ndërkombëtare që rregullojnë të drejtat e azilkërkuesve”, siguroi ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR) bëri thirrje që të respektohet “ligji ndërkombëtar i refugjatëve”, ndërsa Komisioni Evropian tha se kishte kërkuar “informacion të detajuar” mbi marrëveshjen nga qeveria italiane. /tesheshi.com/

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kuvendi shqiperise incident rrahje

Kaos në Kuvend/ Deputetët e opozitës përplasen me Gardën, flakadanë dhe zjarr! Mbyllet seanca plenare

kuvendi shqiperise incident rrahje

Deputetët e opozitës në Shqipëri përplasen me Gardën te hyrja e Parlamentit

Sali Berisha

Kuvendi Kombëtar/ Me 938 vota pro, Sali Berisha është rikonfirmuar në krye të Partisë Demokratike

Liridona ademaj

​“Ndal femicidit, drejtësi për Liridonën”, sot mbahet një marsh-protestë në Tiranë

silvio gonzato

Emërohet ambasadori i ri i BE-së në Shqipëri

tritan shehu

Shehu: Kur Lavrov foli, ministri i Ramës qëndroi në sallë!!

Micotakis Rama

Gazeta italiane: Greqia bllokon Shqipërinë për shkak të Çamërisë! Ja pse duhet të flasim për persekutimin e shqiptarëve

vlora

Sot, dita e flamurit “me yll”: cili është “Nëntori i Dytë” komunist me skenar nga Kadare?

parada tirane

Kush është personi që imitoi Skënderbeun në Paradën e 111 vjetorit të Pavarësisë? (VIDEO)

INFO

NA NDIQ