Rama e nis ditën me këtë video, zbulon detaje nga nisma më e re

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një tjetër lajm të mirë nga kabineti i tij qeveritar. Këtë herë kryeministri është fokusuar te programi i dezinsektimit, që Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ndërmarrë. Rama në postim ka publikuar videon që tregon sesi ky proçes po zhvillohet në zonat kënetore turistike të Divjakës. “MIRËMËNGJES dhe me këto pamje nga programi i dizinsektimit që ka nisur nga Divjaka për të vijuar përgjatë gjithë vijës bregdetare nga Butrinti në Velipojë, ju uroj një të dielë të qetë”, shkruan Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155658691156523/