Rama e zbulon bisedën me Macron për vizat

INA
INA

19/10/2023

Kryeministri shqiptar Edi Rama sapo e komentoi deklaratën që e dha para dy ditësh në Tiranë presidenti i Francës Emmanuel Macron për “pezullimin” e vizave, e që shkaktoi shumë reagime në vend. Në bazë të asaj që tha, Rama la të nënkuptohet se nga ajo që i ka thënë Macron pezullimi i vizave mund të ndodh “nëse në Prishtinë s’janë të gatshëm që t’i hapin rrugë planit franko-gjerman”.

Rama tha se Macron është i lënduar për planin franko-gjerman, për të cilin ai u angazhua personalisht.

“Si të gjithë të tjerët, por edhe ndoshta pak më shumë se të tjerët është I lënduar që edhe pse është angazhuar me Scholz për planin franko-gjerman, e që është gjëja më e mirë që mund t’i ndodh Kosovës në këtë fazë të historisë së saj, duke diskutuar me tha që s’jam i gatshëm të hapë rrugë nëse ata në Prishtinë nuk do t’i hapin rrugë mbi planin franko-gjerman. E tha edhe në konferencë. Dekalrata e tij është shumë e qartë”, tha Rama në Opinion në Klan.tv.

Rama tha se u sulmua pas deklaratës së Macron, sikur ai të kishte fuqinë t’i thoshte Macronit “bërë këtë apo atë”.

“U sollën në sulm  se thua unë e bëra atë deklaratë. Sikur unë e kam fuqinë që t’i them Macronit bërë këtë bërë atë. Lexoni mirë atë që tha. Sepse foli për disa javë në vijim që janë javë oportuiniteti”.

“S’mund të merret peng komuniteti eurotlantik për t’i bërë karshillëk një përpjekje të tyre”, shtoi ai.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

arben taravari ziadin sela

Arben Taravari: ASH e fortë dhe unike, ka vite që lexojmë lajme për përçarje

bujar-osmani-kovacevski-ahmeti

Ky do të jetë kryeministri i parë shqiptar në Maqedoni ?! (FOTO)

tanja fajon

Fajon: Ndryshimet kushtetuese janë të nevojshme që vendi të ecë përpara

Naim Murseli

Naim Murseli hyn në gjykatë fshehurazi nga mediat, çka e pret porositësin e vrasjes së gruas

mjeke

Gjermania po ndryshon sistemin e pushimit mjekësor

Naim Murseli Liridon

Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt, dalin sot para gjykatës

dirk jan kop holand

Kop: Maqedonia luan rrezikshëm me të ardhmen

vanja

Pesë persona të arrestuar në lidhje me rastin e zhdukjes së 14-vjeçares Vanja

babai i liridones

“Naimi na ka prerë në besë”, flet babai i Liridonës

INFO

NA NDIQ