Rama flet për Bashën: Gaboi keq shumë dhe keq. Ne Lulin kemi, punon fort dhe e prish

0

Kreu i qeverisë, Edi Rama nuk ka lënë pa përmendur kreun e PD-së, Lulzim Basha, teksa ka qenë sot në një kafe mëngjesi me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj në njësinë administrative numër 11.Sipas tij, Basha ka gabuar shumë keq, madje e vetmja gjë si lider ishte marrëveshja e 17 majit.

“Gaboi shumë, gaboi keq, e vetmja gjë si lider ishte ajo marrëveshje. Tani thotë vodhëm zgjedhjet. Ne mundëm Saliun dhe me pushtetin e Saliut ishte shumë keq, kurse Lulit ia paskemi marrë? Kjo është… tani vazhdon thotë hajdeni mblidhuni këtu se do ua jap kokën e tij në sini, këtu, aty, nuk e ha më njeri”- tha Rama.

Më tej, ka vijuar duke thënë se me Bashën në krye të PD, maxhoranca është në rregull. “Nëse do mbajnë akoma Lulin në rregull është për ne, ne Lulin kemi ne, Luli punon për ne, punon fort dhe e prish se na krijon probleme, por punon për ne”- tha Rama.