Rama: Flet-rrufeja e Speciales, njollë turpi në historinë e drejtësisë botërore

0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një twitter për vizitën e tij në Kosovë, duke thënë se do të ‘dëgjojë dhe mësojë më shumë lidhur me flet-rrufenë e Speciales’. Rama shprehet se kjo do të mbetet një njollë turpi në historinë e drejtësisë botërore që nis akuzat pa pasur ende prova.

“Në Prishtinë për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletë-rrufesë speciale që do të hyjë si njollë turpi në historinë botërore drejtësisë, që praktikën e akuzës publike pa aktakuzë juridike e ka njohur vetëm në epokat e sundimeve ideologjike”, shkruan Rama.