Rama i dorëzon pasaportat diplomatike futbollistëve të Kombëtares

INA
INA

19/12/2023

Kryeministri Edi Rama i dorëzoi dje futbollistëve të Kombëtares shqiptare të futbollit pasaporta diplomatike.

I pranishëm në mbrëmjen Gala “Më të mirët 2023”, Rama ia dorëzoi pasaportat kapitenit të Kombëtares, Elseid Hysaj.

Kryeministri Rama tha se “kur skuadra jonë u kualifikua në evropianin e tetë viteve më parë ne iu dhamë të gjithë sportistëve, trajnerëve, pasaportën diplomatike, Mirëpo nuk u kualifikuan pas 4 vitesh dhe pasaportës diplomatike iu dogj afati. Tani është koha për ta vënë pasaportën në afat. Nga kjo do të përfitojnë ndër lojtarët që e kanë për herë të parë pasaportën diplomatike si ambasadorë të shtetit shqiptar, ambasadorë të denjë për të cilët jemi shumë krenarë”.

“Thirra kapitenin, sepse ishte mosbesues deri në fund që do merrte pasaportën sot. Normal, kujton se jam si të tjerët, kur them fjalën edhe mund mos ta bëj. Tani do e mësojë edhe Hysaj, që atë që unë them, e mbaj”, tha Rama.

Kapiteni Hysaj u shpreh: “Shumë faleminderit! Dua të falënderoj Presidentin për ftesën në këtë mbrëmje, Kryeministrin për mbajtjen e fjalës. Për mua është një emocion i dytë pas kualifikimit në Euro 2024. Është kënaqësi akoma më e bukur me këtë grupin “e lehtë” që na ra këtë herë”.

“Kam besim tek skuadra që do ia dalim mbanë e ndoshta mund të bëjmë realitet një ëndërr tjetër në Gjermani”, tha Hysaj.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Anceloti

Ancelotti shpjegon arsyen pse nuk e futi në lojë Arda Gulerin në ditëlindjen e tij

belingam real madrid

Reali marshon sigurt drejt titullit, kalohet edhe “pengesa” Sevilja

kristijan asllani

Shans i artë për Asllanin/ E konfirmojnë mediat italiane, mesfushori shqiptar piketohet titullar edhe në 3 duelet e ardhshme

luka modric

Refuzoi ofertën e Real Madrid, mediet kroate zbulojnë të ardhmen e Modric

Milot Rashica dhe Ernest Muçi.

VIDEO / Goli i parë te Beshiktashi, por Ernest Muçi mbetet me “këmbë në tokë”

luka modric

Mjeshtëria e Luka Modriçit, Real ngadhënjen në finish

xabi alonso

Mega ofertë nga gjiganti europian për Xabi Alonson – 23 milionë euro pagë në vit

milan

Milani ndalet në barazim

arian ademi

Kaos, ofendohet shqiptari në Kroaci, hidhet një ulëse në drejtim të familjes së tij

INFO

NA NDIQ