Rama i ndanë çiftit DioGuardi “Çelësin e Qytetit”

ina-online
ina-online

22 Gusht, 2023

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i ka dhënë “Çelësin e Qytetit” ish-kongresistit amerikan, Joe DioGuardi dhe bashkëshortes së tij, Shirley Cloyes DioGuardi nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane. Ky çmim iu dha çiftit DioGuard në shenjë mirënjohje dhe respekti për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për Kosovën dhe kauzën kombëtare në përgjithësi.

Në dhënien e “çelësit” ishte i pranishëm edhe çifti DioGuardi, ndërsa kryetari Rama tha se ndjehet i nderuar që ndamë këtë dekoratë për një familje që ka dhënë aq shume për Kosovën.

“Sot zemrat na rrahin si një. Është nderë që nuk shprehet me fjalë të qëndrojmë para jush që betë aq shumë për çështjen shqiptare. Dyert e qytetit gjithmonë janë të hapura për ju ashtu siç ishin zemrat tuaja për ne”, tha Rama.

Ndërsa Joe DioGuardi tha se gjyshërit e tij janë shqiptarë dhe është edukuar të punojë për kauzën shqiptare. “Unë këtu gjejë inspirim te zemrat e juaja dhe po e shoh që edhe vendi juaj paska ecur përpara dhe qenka zhvilluar”, deklaroi ai.

Ndërsa Shirley Cloyes DioGuardi përmendi periudhën e okupimit të Kosovës nga regjimi i Serbisë.

“Kur Sllobodan Millosheviqi u ngrit në detyrë unë isha publiciste dhe e pash se si duhet të punojmë për interes të popullit. Në ketë proces të gjatë, qytetarët tanë kanë qenë të involvuar së bashku dhe u deshën 20 vjet punë që SHBA ta njeh Kosovën si shtet të pavarur. Nga viti 1994 deri 2009, ne kemi ardhur dy herë në vit në Kosovë, dhe Kosova për mua ka qenë shtëpia ime e dytë. Ne kemi punuar shumë dhe tani duhet të punojmë për një komb të fuqishëm”, tha ajo.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

buka-market

Masat e Qeverisë/ Çmimi i bukës në markete bie në 30 denarë

Vjosa Osmani Bajram Begaj 2

Begaj: Jemi bashkë me Kosovën në OKB, marrëdhëniet Kurti-Rama janë shumë të mira

micko gruevski

“Lufta” që ka shpërthyer në opozitën maqedonase

escobar-kurti

Escobar për Kurtin: E ka marrë dialogun si një opsion “Po-Jo”

drunj

Aksion i madh kundër prerjeve ilegale të druve, arrestohen 9 persona nga Breza dhe një nga Haraçina

escobar eskobar gabriel

Escobar kërkon që Qeveria e Kosovës të ketë një “qasje të re” në dialog

armina nuraj

Reagon përfaqësuesja e shqiptarëve nga Sanxhaku: Nuk jam serbe, pse nuk po ma pranoni diplomën në Kosovë!

IMG_5162

Vjosa Osmani takohet me Bidenin: Aleanca e lirisë, aleanca e përjetshme

IMG_5161

Ministri Osmani me porosi nga Kẽshilli i Sigurimit i OKB-së

INFO

NA NDIQ