Edhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu vlerësoi këtë investim duke theksuar se, “pas ndërtimit nga themelet të Spitalit të ti të Laçit, një tjetër investim ka nisur për të transformuar Spitalin e Mirditës, e për të vijuar këtë vit edhe me Spitalin Rajonal Lezhë, duke finalizuar investimet në shërbimin spitalor të këtij qarku”.
Spitali “Shenjta Mari”, Drejtoria e Shërbimit Publik, kopshti dhe çerdhja, si dhe pallatet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në njësinë administrative Rrëshen, në bashkinë Mirditë do të ndërtohen dhe riparohen me fondet e Programit të Rindërtimit.
“Këshilli i Ministrave vendosi përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e rikonstruksionit të godinave, spitali “Shenjta Mari” dhe Drejtoria e Shëndetit Publik (ish- Spitali Infektiv), njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë, në masën 413 452 654 (katërqind e trembëdhjetë milionë e katërqind e pesëdhjetë e dy mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë e katër) lekë pa TVSH”.
Kështu thuhet në një vendim të Këshillit të Ministrave të datës 9 shkurt 2022.