Rama ironizon Kurtin: As në rininë time nuk i kam shkuar pas një Xhuljete indiferente si Albini

INA
INA

6 Korrik, 2023

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë për Albin Kurtin, i cili nuk pranoi ta takojë në vizitën që zhvilloi sot në Prishtinë.

Rama tha se kurrë nuk i ka shkuar nga mbrapa as në Rini një Xhuljete kaq indiferente, referuar këtu Albin Kurtit.

Rama tha se ky takim ishte i nevojshëm për shkak të Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë në tetor. Rama thotë se nuk shkruajnë dot në raport se s’ka propozime nga Kosova se nuk kemi kontaktuar dot.

“As në rininë time nuk i kam shku mbrapa një xhuljete indiferente me aq shumë kërkesa sa i kam bërë personalisht Albinit për këtë takim, edhe për takimin e mëparshëm. Për këtë takim se është pjesë e një procesi ku Kosova është aty një nga 6 vendet. Nuk e konceptoja dot që në raportin që do bëjmë për Berlinin të shkruajmë nga Kosova s’kemi ndonjë material, propozim se s’kemi arritur të kontaktojmë. Më ka ngel hatri, sot ia bëjmë ta lëmë Kosovën”, tha Rama në Klan Kosova.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kurti me sanxhak dhe lugine

Kurti priti një delegacion të përfaqësuesve politikë të boshnjakëve dhe të shqiptarëve në Serbi

haradinaj-kurti

Haradinaj me akuza të reja: Kurti është shoqëruar me vajzën e ministrit të Millosheviqit

taulant balla

Ligji për shtetësinë, Balla: Qytetarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut të mos testohen

Vucic- Svecla

Vuçiq i përgjigjet Sveçlës: Do ta shohim kush kë do ta arrestojë, qesh mirë kush qesh i fundit

festime-flamuri-kosoves

Presioni i ndërkombëtarëve për themelimin e Asociacionit/ Analistët thonë se insistimi do të vazhdojë deri në themelimin e tij

escobar-kurti

Escobar për Kurtin: E ka marrë dialogun si një opsion “Po-Jo”

escobar eskobar gabriel

Escobar kërkon që Qeveria e Kosovës të ketë një “qasje të re” në dialog

armina nuraj

Reagon përfaqësuesja e shqiptarëve nga Sanxhaku: Nuk jam serbe, pse nuk po ma pranoni diplomën në Kosovë!

vjosa osmani biden

Vjosa Osmani takohet me Bidenin: Aleanca e lirisë, aleanca e përjetshme

INFO

NA NDIQ