Kryeministri Edi Rama këtë të hënë ka qenë i pranishëm në një kompani private punësimi ka ritheksuar edhe një herë rritjen e pagave për qytetarët.
Kreu i qeverisë në fjalën e tij është shprehur se është e rëndësishme që të gjithë drejtuesit e kompanive të kenë të qartë se nuk mund të shfrytëzojnë punonjësit që të punojnë të shtunave pa ndërhyrje në pagë.
Ndër të tjera ai ka theksuar se rishikimi i pagave do të vijojë sërish.
Qeveria është këtu për të siguruar që mjekët specialistë të jenë në shërbim të qytetarëve, ne nuk do të fillojmë që të financojmë koston e studimit të mjekut nëse ato nuk do të jenë në shërbim të qytetarëve.
Arsyeja pse qeveria financon dhe mbulon kosto të studentëve është që ato tu shërbejnë qytetarëve këtu jo të shkojnë dhe shërbejnë në Gjermani.
Qoftë paga minimale, ajo e mjekëve dhe pagat e tjera që janë të targetuara që siç kemi bërë me pagat e gjykatësve dhe prokurorëve është bërë për të mbështetur procesin e reformës në drejtësi.