Rama krijon ministrinë për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, zbulohet kush do të jetë në krye

ina-online
ina-online

11/01/2024

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një tjetër ndryshim në strukturën e kabinetit qeveritar. Me ndryshimin e ri, formohet ministria re e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin me në krye Adea Pirdenin.

Në këtë fazë të re zhvillimi të vendit dhe në kushtet kur Shqipëria po punon për kapitujt e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian, pasi sapo ka hedhur me sukses hapin e parë të tyre, kërkohet një qasje e re ndaj administratës publike, për të rritur krahas pagave konkuruese dhe cilësinë e burimeve tona njerëzore, duke adresuar të gjitha hallkat e procesit të funksionimit të saj, nga rekrutimi deri tek promovimi i nëpunësve; duke rishikuar me një sy më kërkues e me ekspertizë më të konsoliduar organizimin e institucioneve, strukturat e funksionet e tyre, proceset e punës e të ndërveprimit mes tyre; duke krijuar kushte më të mira e mekanizma të qëndrueshëm për motivimin e për trainimin e trupës sonë të Shërbimit Civil dhe me radhë…

Po ashtu është e udhës që politikat antikorrupsion të qeverisë të harmonizohen më mirë mes institucioneve të ekzekutivit, me ekzigjencat e procesit sfidues të negociatave me BE për të gjitha institucionet e vendit, si edhe me vetë shoqërinë civile e sipërmarrjen. Për ta nxitur këtë qasje të re dhe adresuar sfidat e mësipërme, do t’i dërgoj Presidentit të Republikës propozimin për miratimin e një tjetër anëtari të ri të kabinetit qeveritar, si Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin. Këtë detyrë do ta kryejë zonja Adea Pirdeni, e cila ka kryer tre vjetët e fundit rolin e zv.ministres së drejtësisë dhe ka spikatur me lidershipin e me profesionalizmin e saj në rolin e zv.kryenegociatores me Bashkimin Europian, si edhe në mbulimin e kapitullit madhor të Gjyqësorit e të Drejtave Themelore.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Blinken Edi rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama iu ka drejtuar me një letër mirënjohjeje Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken

Rama Zelenski

Zelensky arrin sot në Tiranë, merr pjesë në Samitin për Ukrainë

Rama Zelenski

Zelensky të martën në Tiranë, merr pjesë në Samitin për Ukrainën

bajram begaj

Dy vjet luftë në Ukrainë, Presidenti Begaj: Vlerat tona të përbashkëta dhe liria jonë janë në rrezik

ksamil saranda

Shqipëria përzgjidhet destinacioni më i mirë në Europë për vitin 2023

Edi Rama

Edi Rama: Ja kur do të largohem nga zyra e kryeministrit të Shqipërisë!

policia-shqiperi shqiptare

Ngjarje e rëndë në Durrës, vajza vret dhe gropos të atin: Më detyroi të fejohesha pa dëshirë

kuvendi-i-shqiperise

Nuk ka 84 votat e nevojshme/ PS tërhiqet nga Amnistia Penale, e heq nga agjenda në Kuvend

kuvendi-i-shqiperise

“Amnistia Penale” rrezikon të mos kalojë sot në Kuvend, 84 votat në pikëpyetje! PD bojkoton seancën

INFO

NA NDIQ