Rama: Kurti e Vuçiç të mos largohen nga konferenca pa marrëveshje, ndryshe ka pasoja për të gjithë

INA
INA

27 Qershor, 2023

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për shtyp së bashku me përfaqësuesin e BE, Josep Borrel pas takimit që patën mes tyre në Bruksel. Rama tha fillimisht se ndjehet mirë kur dëgjon fjalë të mira për procesin e vendi, si pasojë e reformave.

Ai shtoi se po ashtu me Borrell diskutuan për situatën në veri, rrezikun që mund të shkaktojë ajo në Rajon dhe mundësinë për ta ndalur sa më parë të jetë e mundur.

Kryeminsitri tha se në konferencën mes Kurtit dhe Vuçiç duhet të jenë sa më shumë liderë të rëndësishëm të BE dhe SHBA dhe palët nuk duhen lënë ta dalin nga konferenca pa një marrëveshje.

“Ka qenë një moment shumë i dobishëm biseda që kemi bërë së bashku. Ka qenë një kënaqësi që të flas me presidentin KE më parë. Sigurisht që kjo bisedë ka qenë inkurajuese. Është mirë kur dëgjon fjalë të mira për punën dhe reformat që po bëjmë.

Ne jemi gati në kohë për të marrë hapin e radhës. Ishte kënaqësi që të ndanin opinionet e përbashkate për diçka shumë të rëndësishme, që ka të bëjë më sigurinë e Rajonit. Ne jemi një Rajon që kemi vuajtur shumë dhe nuk mund të ketë tjetër disavantazh dhe në këtë Rajon ngjarjet janë të ndë2rlidhura ngushtësisht dhe nuk mund të shohim vetëm shtëpinë tonë, pa pasur parasysh se çfarë po ndodh me fqinjët dhe pasojat shkatërruese që mund të ketë jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën.

Ju falënderoj që keni dhënë prova që durimi ka humbur për shtetet anëtare të BE dhe ngritjet e shqetësimit. Uroj që shumë që konferenca që do të zhvillohet me liderët e dy palëve, do të tërheqë shumë vëmendje dhe do të sjellë liderë nga shtetet e BE dhe SHBA dhe të mos i lejojmë të largohen nga konferenca pa arritur një marrëveshje të përbashkët. Pasi nëse nuk do ta arrijnë këtë pasojat do të rëndojnë mbi të gjithë ne.

Jam shumë i lumtur që ne arritëm të lironim policët dhe tani është koha që të bëjmë ndërhyrje të menjëhershme që situata të mos përshkallëzojë. Ne jemi të angazhuar që të punojmë me aleatët që të mos lejojmë që kjo situatë të mos e dëmtojë Rajonin, pasi kemi shumë gjëra të tjera për të bërë. Kemi bërë shume dhe nuk mund ta lejojmë që kjo të shkatërrohet nga një zhvillim absurd që bazohet në pretendime kaq absurde”, tha Rama.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2023-09-28-21-52-07-885-edit_com.facebook.katana

Vdekja e të riut shqiptar në kufirin me Serbinë, reagon familja Muçiqi

albulena haxhiu3

Edhe Albulena Haxhiu i përgjigjet kryeministrit Rama

spartak

Avokati Ngjela zbërthen skenarët e Vuçiçit

rama kurti

‘KFOR të marrë nën kontroll veriun’/ Kurti i përgjigjet Ramës

Screenshot_2023-09-28-18-03-55-607-edit_com.android.chrome

Mirena i reagon Surroit: Qysh bre Beg Rizajn e krahason me Radojiçiqin?

Muharrem Nitaj

Sekretari i AAK-së godet Ramën pas deklaratës që KFOR të marr kontrollin në veri: I çuditshëm ky njeri!

rashiq

E kundërshtoi Vuçiqin, ministri Rashiq merr kërcënime në facebook (FOTO)

armet serbe ne veri

Snajperisti i Policisë së Kosovës ia dëmtoi armën kryesore grupit terrorist në veri (FOTO)

Veton Surroi

Surroi: Gabim, edhe nderimi i luftëtarëve shqiptarë të Kumanovës dhe luftëtarëve serbë të Banjskës

INFO

NA NDIQ