Të hënën më 17 korrik, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të presë në Tiranë në një takim informal liderët e rajonit si dhe komisionerin e BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyin, mëson Report Tv.
Takimi vjen në kuadër të përgatitjeve të Samitit për Procesin e Berlinit që do të mbahet në Tiranë më 16 tetor.
Mediumi mëson se në takimin kanë konfirmuar pjesëmarrjen liderët e rajonit, kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq, kryeministri i RMV Dimitar Kovaçevski, kryesuesja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe ajo e Serbisë, Ana Bërnabiq.
Të njëjtat burime thonë se ende nuk është konfirmuar nëse do të vijë në takimin informal kryeministri Albin Kurti. Mediat në Tiranë thonë se Kurti nuk i është përgjigjur thirrjeve të Ramës.