Rama: Me kënaqësi e pres takimin me Albin Kurtin. Ja çfarë do diskutojmë

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama këtyre ditëve do ta realizoj një takim me Albin Kurtin, partia e të cilit i fitoi zgjedhjet parlamentare në Kosovë.
“ Sa i përket Albin Kurtit do të takohemi, më ka kërkuar. E pres me kënaqësi. E kam ndjekur në prononcimet e tij. Bie darkord që ka nevojë për një shtysë me marrëdhënien mes dy qeverive. Duhet të shkojmë përtej. Të plotësojnë boshllëqe që mbeten me qeverinë e mëparshme. Kam propozime të reja me të. Duhet një ministër shteti nga të dyja anët. Duhet një pikë refermi që merret me gjithë procesin e bashkëpunimit. Do të dëgjoj idetë e freskëta të Albinit. Do kalojë nga poezia e opozitës, në prozën e pozitës”, u shpreh Rama.
Rama gjithashtu ka folur edhe për Shengenin e Ballkanit dhe përfshirjen e Kosovës në këtë nismë.
“Në pronocimin e tij Albini ka qënë i qartë që Kosova të jetë në këto tryeza. Pa diskutim që është e ftuar. Në takimin e Novi Sadit nuk u firmos asnjë marrëveshje. U bë një deklaratë e përbashkët për lirinë e shërbimeve. Kështu që në këtë aspekt nuk ka diskutim që nisma nuk është ekskluzive, por gjithëpërfshirëse. Do të ishte gabimi më i madh që në këtë moment që çeljen e negociatave të vëmë në pikëpyetje Europën. Rrugëtimi ynë Europian është një testament. Europa ka një moment të komplikuar sot. Forma është dytësore në raport me përkatësinë. Nuk ka të bëjë me Merkel apo Macron. Ankorimi i Shqiptarëve në këtë organizëm politik nuk është një nga planet, por i vetmi plan. Shqiptarët mund të jetojnë jo thjesht të lire, por të sigurtë. (INA)