Rama në Bosnje kërkon lëvizjen e qytetarëve të Kosovës me letërnjoftim

Picture of INA
INA

07/07/2023

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë vizitës në Bosnje dhe Hercegovinë, ka kërkuar që të zbatohet marrëveshja e Berlinit, sidomos ajo për lëvizjen e lirë me kartë identiteti për qytetarët e Republikës së Kosovës, pasi ka theksuar se është e pakuptimtë që të ketë problematika të kësaj natyre.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se Shqipëria dëshiron t’i forcojë marrëdhëniet me Bosnje e Hercegovinën dhe po ashtu e ka informuar kryeministren se janë duke u përgatitur për hapjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Sarajevë.

“Nuk është ndonjë sekret që Republika e Shqipërisë mbron edhe interesat e shqiptarëve në Kosovë dhe në vendet tjera dhe ne jemi shumë të interesuar që marrëveshjet e procesit të Berlinit dhe në radhë të parë marrëveshja për lëvizjen e lirë me kartë identiteti për qytetarët shqiptarë të Republikës së Kosovës të mundësohet sepse është e pakuptimtë që ne të kemi problematika të kësaj natyre që zbresin deri në nivelin e qytetarëve, ndërkohë që politika duhet t’iu shërbej qytetarëve pa dallim dhe unë dëshiroj të besoj që ashtu si kundër vet Serbia i ka firmosur ato marrëveshje, edhe Bosnja e Hercegovina do ta bëjë këtë gjë. Nga ana tjetër erdha këtu për ta informuar kryeministren se çka ne duam të bëjmë në samitin e procesit të Berlinit në Tiranë në muajin tetor dhe se si ne dëshirojmë të ndërtojmë një qëndrim të përbashkët të të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor për ta shfrytëzuar samitin e Tiranës, si një samit ku të marrë jetë pani i një financimi të ri dhe një mbështetje të re ekonomike nga Bashkimi Evropian për këto gjashtë vende“, tha ai.

Sipas tij, BE duhet t’i mbështes gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi vullneti për të ndërtuar paqen duhet të shpërblehet.
Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës, Borjana Kristo tha se në këtë takim kanë biseduar për marrëdhëniet e mira që kanë në mes të dy shteteve, si dhe rritjen e bashkëpunimit në të ardhmen.

Ajo tha se kanë theksuar 14 çështje më të rëndësishme për t’i paraqitur Komisionit Evropian.

“Kemi parashikuar pesë çështje të cilat duhet të paraqiten dhe lidhur me këtë Këshilli i Ministrave po përgatitet që më 19.07 të paraqitet në mënyrë sa më të mirë dhe adekuate para Këshillit Evropian. Theksuan edhe bashkëpunimi rajonal dhe me theks të veçantë për procesin e Berlinit. …Dy iniciativa nuk kemi arritur për t’i bërë dhe nuk jemi të gatshëm për t’i aprovuar siç është lëvizja e lirë në mes shteteve dhe tregut të përbashkët dhe jemi duke punuar edhe në këto dhe pas këtij takimi do të bëjmë intensifikimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve dhe me rajonin“, tha ajo.

Rama po ashtu ka njoftuar Kriston se nga mesi i muajit korrik, do të organizoi një takim informal në mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të Komisionit Evropian për të diskutuar për planin e ri dhe për të ndërtuar së bashku një qëndrim për procesin e Berlinit.

TË FUNDIT
8 orë
Flet e dashura e Faton Hajrizit: Pa e pa trupin e tij nuk besoj që ka vdekur
16 orë
Një shpërthim i fuqishëm pranë liqenit të Ujmanit
2 ditë
Koci: Jam i gatshëm të shkoj në Serbi, nëse më autorizon familja e Faton Hajrizit dhe shteti
2 ditë
Haxhiu s’i beson Serbisë se është vrarë Faton Hajrizi, e dënon vrasjen e policit në Lloznicë
2 ditë
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua

ME TE LEXUARA

16 orë
Një shpërthim i fuqishëm pranë liqenit të Ujmanit
8 orë
Flet e dashura e Faton Hajrizit: Pa e pa trupin e tij nuk besoj që ka vdekur

LEXO MË SHUMË

Screenshot_20240721_232714

Flet e dashura e Faton Hajrizit: Pa e pa trupin e tij nuk besoj që ka vdekur

ujmani

Një shpërthim i fuqishëm pranë liqenit të Ujmanit

arianit koci

Koci: Jam i gatshëm të shkoj në Serbi, nëse më autorizon familja e Faton Hajrizit dhe shteti

albulena haxhiu

Haxhiu s’i beson Serbisë se është vrarë Faton Hajrizi, e dënon vrasjen e policit në Lloznicë

faton hajrizi

Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua

ganimete musliu

Musliu: Fatoni i braktisur nga shteti i vet, krejtësisht i vetmuar u vra nga serbët

fatoni blogerja

Blogerja e famshme serbe arrestohet me dyshimin se ka ndihmuar në arratisjen e Faton Hajrizit (FOTO)

faton hajrizi

VIDEO/ “Oh zot”- Gruaja e Faton Hajrizit me një reagim prekës për vrasjen e tij

ardita sinani ragmi mustafa

Arrihet marrëveshja PVD-PDSH për bashkëqeverisje në Preshevë

INFO

NA NDIQ