Rama në Bruksel: U desh Vladimir Putin të kuptoni rëndësinë e Ballkanit Perëndimor

INA
INA

15/02/2024

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mori pjesë këtë të enjte në mbledhjen e Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian në Bruksel.

Në konferencën e përbashkët për shtyp së bashku me Presidentin e Komitetit Europian për Ekonominë dhe Çështjet Sociale (EESC), Oliver Röpke, zëvendëspresidenten e deleguar të Komisionit Europian të Vlerave dhe Transparencës Věra Jourová , si dhe kryeministrin e Malit të Zi Milojko Spajić, Rama tha se ajo që po ndodh në Komitetin Ekonomik duhet të ndodh dhe në institucionet e tjera të BE.

Sipas tij pjesëmarrja e vendeve të Ballkanit perëndimor në mbledhjen e Komitetit Ekonomik dhe Social pa të drejtë vote, është një shembull që duhet të ndiqet dhe nga Parlamenti Europian, Komisioni dhe Këshilli për të mbajtur sa më pranë rajonin.

Kreu i qeverisë shtoi se u desh Vladimir Putin dhe agresioni në Ukrainë që BE të avanconte proceset integruese në Balkan. Ai bëri thirrje që unioni të mos presë një fatkeqësi tjetër për t’u kujtuar për hapin e radhës.

“Unë besoj fort se është tani koha që Bashkimi Evropian të kuptojë se vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor janë mjaftueshëm të pjekura dhe janë në një situatë ku duhet të përqafohen dhe të sillen më pranë pa qenë anëtarë me të drejta të plota që është objektivi qëndror i këtij procesi. Ajo që po ndiodh sot është një shembull ekzemplar që kjo duhet të ndodh dhe me institucionet e tjera të BE-së. Kjo që ndodhë këtu duke të ndodhë dhe në Komisionin Evropian, Parlamentin Evropian dhe Këshillin Evropian.

Kjo është e vetmja rrugë për të qetësuar të gjithë shpirtrat dhe për të injektuar një energji mjaft konkrete, të prekshme dhe të dobishme në të gjitha vendet kandidate dhe qytetarët e tyre, lidhur me të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Në të kundërt rrezikojmë t’i hyjmë një rruge që s’mbaron kurrë. Mendoj se plani i rri i rritjes është një shembull i një shkalle ndërgjegjësimi dhe mënyre ndryshe të të parit të Ballkanit Perëndimor dhe vetë të ardhmes të Bashkimit Evropian. Së fundmi po shohim që BE është shumë më e vetëdijshme në vepra dhe jo vetëm me fjalë. Është e trishtë që duhet të ishte Vladimir Putini që të ndodhte kjo gjë. Duhet ta ruajmë këtë ritëm dhe mos të presim një katastrofë tjetër që BE të kuptoj sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor për BE-në”, tha Rama.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

zgjedhje maqedoni

Fillon gara për deputetë, edhe pesë ditë fushatë presidenciale

dimri-bore temperatur

Në viset malore reshjet e shiut do të kalojnë në reshje të borës, njihuni me parashikimin e motit për Maqedoninë e Veriut

ballkani-1024x873-1

Nevojitet ritëm i shpejtë për reformat në gjithë Ballkanin Perëndimor

NATO

NATO, shtim forcash në dy vatra të nxehta ballkanike

IMG_1227

Shqiptarët mbeten pa deputet në Kroaci, Ermina Lekaj Prljaskaj nuk siguroi votat e duhura

eu-be-rusi ndikimi rus ballkan

Sondazhi i IRI-t: Shumica në Ballkan janë për në BE dhe kundër Rusisë, serbët s’duan BE dhe pro Rusisë

IMG_1225

HDZ fitoi zgjedhjet parlamentare në Kroaci

zgjedhje maqedoni

Sot nisi fushata për zgjedhjet parlamentare

Nora-Taravari-921x614

Zonja Nora Taravari tregon për jetën me doktorin dhe arsyen pse ai vendosi të kandidojë për president

INFO

NA NDIQ