Rama në Sarajevë: Duam t’i mbrojmë interesat e Kosovës përmes Procesit të Berlinit

INA
INA

7 Korrik, 2023

Nuk është sekret që ne duam t’i mbrojmë interesat e Kosovës përmes Procesit të Berlinit dhe duam të arrijmë lirinë e lëvizjes dhe mënyra më e mirë është përmes përdorimit të letërnjoftimeve, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Sarajevë pas takimit me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Borjana Krishto.

“Shpresoj që Bosnjë e Hercegovina të nënshkruajë një marrëveshje të tillë, sipas modelit të Serbisë. Në tetor në Tiranë ne duhet të kemi një qëndrim të përbashkët për të gjitha çështjet që na shqetësojnë, dhe çështjet që janë ngritur dhe që na shqetësojnë të gjithëve së bashku”, tha Rama.

Entiteti i Republikës Sërpska në Asamblenë Kombëtare të Bosnjë dhe Hercegovinës më 27 qershor, bllokoi miratimin e marrëveshjes për lirinë e lëvizjes me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor. Kjo rrjedhimisht bllokoi vendosjen e regjimit pa viza ndërmjet BeH-së dhe Kosovës, ndonëse për këtë u ra dakord në nëntor të vitit 2022, me nënshkrimin e marrëveshjes për lëvizje të lirë në Ballkanin Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të premten vazhdoi turneun e tij në kryeqytetet e shteteve të Ballkanit Perëndimor, turne ky që, sipas Ramës, synon të informojë shtetet e rajonit për përgatitjet që po bën Shqipëria për të pritur samitin e Procesit të Berlinit.

Samiti i Procesit të Berlinit do të mbahet në Tiranë më 16 tetor, në të cilin, sipas kryeministrit shqiptar do të bëhet bilanci i arritjeve të këtij procesi.

Ndalesa e parë e Ramës të premten ishte në Bosnjë e Hercegovinë, ku kryeministri shqiptar u takua me kryetaren e Këshillit të Ministrave, Borjana Krishto.

Kryeministri Rama tha, po ashtu, se Shqipëria dëshiron të forcojë bashkëpunimin me Bosnjë e Hercegovinën dhe se po punojnë që të hapin Ambasadën e Shqipërisë në Bosnje.

Krishto, ndërkaq, tha se me Ramën kanë diskutuar për “raportet e mira dhe miqësore” ndërmjet dy shteteve.

“Ne nuk kemi çështje të hapura. Ne vumë në theks bashkëpunimin rajonal dhe se vazhdojmë të jemi të përkushtuar në Procesin e Berlinit”, tha Krishto.

Pas kësaj vizite, Rama do të vazhdojë udhëtimin për në Mal të Zi, ku do të zhvillojë takim, drekë pune dhe konferencë e përbashkët për media me kryeministrin malazez, Dritan Abazoviq. Ai do të takohet edhe me presidentin e Malit të Zi, Jakov Millatoviq.

Turneu i Ramës përfundon me vizitën në Serbi, ku do të takohet me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq. Në agjendën e kryeministrit shqiptar është paralajmëruar se bashkë me Vuçiqin, do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

veriu policia manastir

Ekskluzive/ Aksioni kundër Policisë së Kosovës jo vetëm nga serbët, të angazhuar edhe Wagner, Obraz dhe Spetsnaz

shkelzen-maliqi

Maliqi: Sulmuesit synonin inskenimin e një masakre ku do të vriteshin pelegrinët dhe murgjit serbë

Afrim Bunjaku

Sot varrimi i policit Afrim Bunjaku

Afrim Bunjaku

Nesër ditë zie në Kosovë, në nderim të policit të vrarë

hovenier qemal minxhozi

Ambasadorët e SHBA-ve dhe Shqipërisë ndezën qirinj në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku

policia-kosoves

Edhe një sulmues i arrestuar, Policia thotë se ka hyrë në objektet përcjellëse të Manastirit të Banjskës

borell-borel

Borrell flet me Kurtin dhe Vuçiqin për sulmin terrorist në veri

xhelal svecla

Ministri Shfeçla jep detaje nga aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës

policia kosoves terroristet veri

Zyrtare: Tre sulmues të vrarë, një i arrestuar, dhe 4 persona të kapur me radiolidhje

INFO

NA NDIQ