Rama nervozohet me Xhafajn dhe kthehet urgjent nga Vlora për në Tiranë. Çfarë po përgatit?!

Burime për SYRI.net kanë thënë, se Edi Rama është shfaqur mjaft i tensionuar gjatë vizitës në Vlorë pasi ka marrë lajmin e protestës në Rrugën e Kombit dhe tërheqjen e forcave të policisë.

Duket se kryeministri ka qenë i pakënaqur dhe i nervozuar me urdhrin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, për mos përplasje të uniformave blu me protestuesit.

Burimet thonë se Rama është nisur urgjent drejt kryeqytetit, për të marrë vetë situatën në dorë. Duket se ai ka planifikuar masa ekstreme kundër protestuesve, gjë që e paralajmëroi edhe nëpërmjet një statusi të egër në faqen e tij në Facebook.

“Dhuna barbare mbi pronën e përbashkët dhe reagimi i dhunshëm ndaj forcave të rendit në Kukës, do të marrin përgjigjen e merituar me të gjithë fuqinë e ligjit mbi këdo që ka ngritur dorën e paligjshmërisë! Ta harrojnë dhunuesit e frymëzuesit e tyre se i’a dalin dot mbi ligjin!”, paralajmëroi Edi Rama.

Pritet që ai të thërrasë menjëherë pas mbërritjes në Tiranë, ministrin e Brendshëm Xhafaj, për ta urdhëruar që të përshkallëzojë masat ndëshkuese ndaj protestuesve.