Rama nuk voton rezolutën e opozitës për Kosovën: Do linjëzohemi në shenjë solidariteti me Prishtinën. Debate në Kuvend

Picture of ina-online
ina-online

12/10/2023

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në një seancë të Posaçme, ku pritet miratimi i një projektrezolute që dënon sulmin e 24 shtatorit në Veri të Kosovës.

Rithemelimi dhe Partia Socialiste kanë rënë dakord për një projektrezolutë të përbashkët.

Rezoluta e përbashkët parashikon mbështetjen plotësisht të Rezolutës të Kuvendit të Republikës së Kosovës, miratuar në seancën e tij plenare të datës 28 shtator 2023; hetimin ndërkombëtar dhe nxitjen për të vijuar dialogun me qëllim final njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.

Por nga ana tjetër, PD zyrtare e Bashës nuk bie dakord me këtë projektrezolutë, pasi thotë se nuk ka dënuar Serbinë.

Për këtë arsye, ata kërkojnë që rezoluta të pasurohet me 3 amendamente të propozuara prej saj. PD zyrtare kërkon që 5 vendeve anëtare të Bashkimit Europian të hedhin hapin për njohjen e Kosovës, të hiqen masat shtrënguese ndaj Kosovës si dhe të vendosen masa ndëshkuese për Serbinë.

Seanca e sotme pritet të jetë e gjatë dhe me debate, ndërsa do të ketë edhe 5 orë mocion me debat, ku deputetët e Kuvendit të Shqipërisë do kenë mundësinë të diskutojnë për sulmin në veri të Kosovës.

12:20- Rama nuk do të votojë rezolutën e opozitës, Salianji akuza kryeministrit: Bëhet përgjegjëse Serbia prandaj s’e pranoni

Deputeti demokrat Ervin Salianji, pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se do të votojnë rezolutën e tyre dhe jo të opozitës siç u dakordësua dje, tha se mazhoranca ka marrë peng Kuvendin. Salianji deklaroi se rezoluta e prezantuar nga opozita dënon Serbinë si përgjegjëse e sulmit të ndodhur më 24 shtator në Kosovë ku humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku, dhe kjo është aryseja qe Rama nuk do ta votojnë.

Salianji: Ju e keni marrë peng Kuvendin dhe doni që edhe këtu… unë nuk jam te ata që mendoj se Rama është një debatues i dobët, por është mësuar dhe i është bërë ves ta ketë te trokuar debatin ta ketë të shtruar gjithçka dhe e patë që sesi në 1 or e gjysmë kryeministri nuk foli për Kosovën, kryeministri mbrojti veten për qëndrimet e tij ndaj Kosovës. Rama nuk foli për Vuçiçin dhe Serbinë por foli për armiqësinë me Kurtin dhe Kosovën, e patë se si në fund thotë një të pavërtetë. E di Rama u detyrua që të pranojë kërkesën tonë për të pranuar rezolutën ashtu si dhe e paraqitëm. Fjalimi i sotëm ishte kundër kësaj rezolute që ju do votoni. Dy pika nuk binte dakord PS që iu imponua grupi i PD. PS nuk pranonte të votohej rezoluta sepse në të bëhej përgjegjëse Serbia dhe e dyta sepse dënohej Serbia.

12:03- “Do votoni rezolutën tonë”, Rama-opozitës: Nëse s’doni, shkoni votoni në Asambletë e 7 partive tuaja. Gëzuar!

Kryeministri Edi Rama ka theksuar në Kuvend, ku po flitet për Kosovën, se kjo e fundit e ka fituar luftën ndaj Serbisë. Prandaj në këto kushte duhet të luftojë për paqen përfundimtare në Ballkan. Dhe Shqipëria, theksoi kreu i qeverisë, si pjesë e Evropës do të luajë rolin e saj në këtë aspekt.

Rama: Serbia e ka humbur luftën me Kosovës. shqiptarët duhet të luftojnë për paqen përfundimtare në këtë rajon. Shqipëria duhet të luajnë rolin e saj si pjesë e Evropës në Ballkan. Shqipëria duhet të bëjë të sajën për Kosovën dhe për paqen. Këtë po bën dhe këtë do bëjë. Kush s’më kupton sot, do e kuptojë nesër. “Paqja nuk është mungesa e konfliktit, por aftësia për ta trajtuar konfliktin paqësisht.” Mes Serbisë dhe Kosovës, luftën e ka fituar Kosova. Ai që e ka fituar luftën është më i interesuar për paqen se sa ai që e ka humbur luftën. Asnjëherë Shqipëria nuk do të barrikadohet ndaj askujt, përfshirë edhe Serbinë. Ne duhet të luftojmë për vizionin e shpallur të kësaj force në rajonin tone, ku vizioni ynë është të garantojmë një paqe që sjell siguri të plotë. Malli që do të shtrenjtohet dita-ditës është siguria. Nëse siguria humbet nuk do të vlejë më asgjë. Do të luftojmë për të afruar sa më shumë të ardhmen e mohuar me shekuj për shqiptarët. Do të luftojmë me strategji, me sa më shumë aleatë dhe partnerë, me mesazhe të qarta.

Kreu i qeverisë, tha se pa botën demokratike Shqipëria nuk do të kishte bërë kurrë progresin që ka bërë.ai theksoi se fëmijëve duhet t’i trashëgojmë paqe dhe jo luftë e armiqësi. Në fund, Rama tha se nuk do të votojnë rezolutën e prezantuar nga opozita edhe pse dje u ra dakord. Ai tha se do të votojnë rezolutën e thjeshtë të prezantuar nga PS.

Rama: Më keni kërkuar gjatë dhe u keni rënë shumë daulleve. Të paktën mos më kërkoni, po më mori malli vij vetë, po s’më mori shkoni kapeni qeverinë kapni karrigen. Se e vetmja mënyrë për të marrë pushtetin është të merrni karriget kur PS është pushim. Ju fitoni ne qeverisim. Ju o do votoni rezolutën tonë, atë të thjeshtën fare, ose ato rezolutat tuaja mund t’i votoni në Asambletë e 7 partive tuaja. Ne do miratojmë këtë, do linjëzohemi 100% në shenjë solidariteti me qeverinë e Kosovës dhe do vijojmë sesi do të vazhdojmë më tutje për sigurinë e padiskutueshme që duam për Shqipërinë. Gëzuar!

TË FUNDIT
4 orë
“Mendimi i lirë nuk bie ndesh me Kushtetutën”, Presidentja e RMV mbron emrin “Maqedoni” para ministrit grek: Kam të drejtë të shprehem
6 orë
Lëvizja BESA vendosi për ministrat dhe zvministrin
7 orë
Gashi takohet me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani
8 orë
Anketa e NDI në Kosovë: VV prinë, por ja si radhiten partitë e tjera
9 orë
Server: Nuk zbutet Vuçiqi që ka pasur mentor Millosheviçin/ Ja pse përmend “Serbinë e madhe”

ME TE LEXUARA

11 orë
Presidentja Osmani u prit në Shkup nga Davkova
9 orë
Server: Nuk zbutet Vuçiqi që ka pasur mentor Millosheviçin/ Ja pse përmend “Serbinë e madhe”
8 orë
Anketa e NDI në Kosovë: VV prinë, por ja si radhiten partitë e tjera
20 orë
Hovenier: SHBA është krenare për rolin e rëndësishëm që luajti në Kosovë
7 orë
Gashi takohet me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani
19 orë
Bashkëshortja e Ilir Metes, Monika Kryemadhi, pesë orë rresht është marrë në pyetje nga SPAK-u, në Tiranë

LEXO MË SHUMË

IMG_2967

“Mendimi i lirë nuk bie ndesh me Kushtetutën”, Presidentja e RMV mbron emrin “Maqedoni” para ministrit grek: Kam të drejtë të shprehem

IMG_2962

Lëvizja BESA vendosi për ministrat dhe zvministrin

IMG_2961

Gashi takohet me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani

partite kosove

Anketa e NDI në Kosovë: VV prinë, por ja si radhiten partitë e tjera

server

Server: Nuk zbutet Vuçiqi që ka pasur mentor Millosheviçin/ Ja pse përmend “Serbinë e madhe”

davkova vjosa osmani

Presidentja Osmani u prit në Shkup nga Davkova

uns struge jeton shaqiri merko

VLEN: Skandaloze-Merko i “Listës Zezë Amerikane” fitoi edhe një bakshish nga BDI në ikje

fronti evropian vlen

Anketa e IPSOS: Fronti dhe VLEN me barazim

begaj gashi

Begaj takohet me Afrim Gashin: Rrugën e bashkëpunimit tonë nga dy korsi do ta bëjmë me katër të tilla

INFO

NA NDIQ