Pas përfundimit të procesit të votimit, kanë filluar të dalin rezultatet e para në 3 bashkitë, Vorë, Kamëz dhe Elbasan, ku votimi dhe numërimi është elektronik.
Kryeministri Edi Rama ka bërë parashikimine tij, ku shkruan se PS do të marrë më shumë se 50 bashki, ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë 0-11 bashki.
34.37 % është pjesëmarrja në zgjedhje vendore 2023, ndërsa procesi i votimit konsiderohet tashmë i mbyllur në të gjithë Republikën. Shifra u deklarua nga kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi duke iu referuar qendrave të votimit që është raportuar elektronikisht.