Rama: Opozita do zjarr e kaos për t’i ikur drejtësisë

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot ka sulmuar opozitën duke e akuzuar se kërkon që të vërë zjarrin Shqipërisë dhe se në kohën kur qeveriste Partia Demokratike për Rrugën e Kombit do të vihej një taksë prej 8-9 euro.

E vërteta është se ka pasur një projekt në kohën e qeverisë Berisha për këtë gjë por ai u hodh poshtë si i papërballueshëm nga qytetarët.

“Kur ishin në qeveri e bënë tenderin e pagesës së rrugës 8-9 EU! Dështuan. Tani i vunë zjarrin “patriotik” e duan ta përdorin Kukësin si shishe benzine për të djegur rrugën europiane të Shqipërisë! Mjerë kush u beson rrugë-humburve pa atdhe që duan zjarr e kaos për t’i ikur drejtësisë!”, ka shkruar Rama.