Rama paralajmëron sanksione ndërkombëtare ndaj Kosovës

Picture of ina-online
ina-online

13/06/2023

Në Tiranë, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se Kosova rrezikon që, nga momenti në moment, të përballet me sanksione nga bashkësia euroatlantike e cila siç deklaroi “ka vënë gishtin në butonin që do të vërë në lëvizje planin ndaj shtetit që ka krijuar vetë”.

Ndërkohë burimet në Bruksel thanë se zyra e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian për politikën e jashtme dhe të sigurisë, Josep Borrell, ka hartuar një paketë masash kundër qeverisë së Kosovës që përfshijnë pezullimin e veprimtarive në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe të ndihmave financiare. Po ashtu, pjesë e masave të propozuara është edhe anulimi i vizitave të nivelit të lartë përveç atyre që kanë të bëjnë me shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Deklaratat e kryeministrit Rama u bënë gjatë një konference të jashtëzakonshme të martën në mbrëmje, ku ai njoftoi anulimin e mbledhjes së përbashkët me qeverinë e Kosovës, e parashikuar për nesër në Gjakovë, pasi sipas tij “në kushtet e agravimit me orë, të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësnë euroatlantike ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar”. Ai tha se i ka propozuar kryeministrit Albin Kurti të takohen së bashku, po nesër, në Gjakovë, në prani dhe të ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes të të dy vendeve, dhe se e ka bërë këtë kërkesë pasi ka folur me Shefin e diplomacisë europiane Borrell.

Kryeministri Rama shpjegoi se nuk ka patur dakortësi nga zoti Kurti për ndryshimin e formatit të mbledhjes mes dy qeverive. “Ka kërkuar që mbledhja të bëhet normalisht dhe pastaj veçmas, të diskutojmë dhe për këtë, por kjo nuk është e mundur se nuk është një moment për të krijuar një pasqyrë të rreme të asaj që në fakt ndodh me realitetin e Kosovës sot”, tha zoti Rama duke shtuar se shpreson që takimi me zotin Kurti të mund të realizohet. “Nëse nuk e shfrytëzojmë dot këtë kohë për një sens të përbashkët mes të gjithëve, kam shumë frikë se plani, që realisht është shumë i rëndë për Kosovën do të vihet në lëvizje”, u shpreh kryeministri Rama duke theksuar dhe një herë se në këtë rast Shqipëria është 100 përqind në linjë me bashkësinë euroatlantike./VOA

TË FUNDIT
16 orë
Plagosja në Prizren, 11 persona të përfshirë në mosmarrëveshje
18 orë
Dy prej të plagosurve në Pejë hyjnë në operim – ngjarja dyshohet se ndodhi për shit-blerjen e një veture
20 orë
Babai dhe dy djemtë e tij të plagosur në Pejë, publikohen emrat e tyre
1 ditë
Kosova, zyrtarisht në agjendën e AP të NATO-s
2 ditë
Ngjarje e rëndë në Drenas: Burri rrah partneren e tij, ajo duke ikur goditet nga një veturë

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Policia-e-Kosoves-800x445

Plagosja në Prizren, 11 persona të përfshirë në mosmarrëveshje

Policia-e-Kosoves-800x445

Dy prej të plagosurve në Pejë hyjnë në operim – ngjarja dyshohet se ndodhi për shit-blerjen e një veture

pej

Babai dhe dy djemtë e tij të plagosur në Pejë, publikohen emrat e tyre

spiunim-bullgari-nato

Kosova, zyrtarisht në agjendën e AP të NATO-s

policia-kosoves

Ngjarje e rëndë në Drenas: Burri rrah partneren e tij, ajo duke ikur goditet nga një veturë

ushtria forcat e armatosura shqiperi

Shqipëria do të prodhojë armë, rikthehet industria ushtarake

thaci-veseli-krasniqi-selimi

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Lajcak

Lajçaku thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel

KFOR KS

Kroacia sot e nis për në Kosovë kontigjentin e 41-të të ushtarëve në kuadër të KFOR-it

INFO

NA NDIQ