Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në aktivitetin me të rinjtë e Fondacionit “Arbën Xhaferi”, komentoi për herë të parë debatin për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut.
Rama u shpreh se gjuha shqipe nuk është një çështje e Gjykatës Kushtetuese apo e përkohshme e partive politike.
Desha të ndaj me ju disa fjalë që janë të Arben Xhaferit, jo të miat. Sot janë një pasqyrë që në rastin më të mirë. Arben Xhaferi pyetet se cila është ëndrra e tij, dhe ai përgjigjet “integriteti popullit shqiptar”. Nuk besoj të ketë ndonjë vend tjetër as në Lindje dhe as në Perëndim, ku të përfliten më shumë vlera perëndimore, ku të predikohen më shumë vlerat e Perëndimit si vlera politike, kulturore. Nuk besoj që ndonjë vend që e ka përshkuar rrugën e bashkimit me familjen Evropianë pas daljes nga periudha e regjimit ta ketë përdorur më shumë fjalën ‘integrim’”, theksoi Rama.
Ai tha se gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut ka ushqyer frymën e bashkimit mes dy popujve transformues të shqiptarëve.
“Momentin që ne flasim është në një kontekst të pakuptueshëm dhe të pashpjegueshëm për mua në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut. Unë nuk them se udhëheqësit që besojnë në Gjykatën Kushtetuese të vendeve të tjera e kanë gabim, por unë mendoj që çka shqipja ka fituar si të drejtë qytetarie në Maqedoninë e Veriut nuk është një çështje e Gjykatës Kushtetuese, nuk është çështje e ligjeve, nuk është në çështje e vullneteve të përkohshme të partive politike. Them të përkohshme se partitë politike zgjidhen 1 herë në 4 vjet dhe herë janë në një anë herë në tjetrën, herë kanë shumë gjëra në dorë, herë nuk kanë asgjë në dorë por gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është një çështje e materies që ka ndihmuar në mënyrë të jashtëzakonshme që jo vetëm të mbajë bashkë Maqedoninë e Veriut, por edhe të ushqejë një frymë dhe një mënyrë të parit të bashkëjetesës mes dy popujve shtetformues të Maqedonisë së veriut, maqedonasve dhe shqiptarëve”, tha Rama.(INA)