Rama: Përgëzoj Kurtin për pranimin e propozimit të BE-së

ina-online
ina-online

26/10/2023

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka dhënë sinjale se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar propozimin e BE-së që çon drejt zgjidhjes së zhbllokuese lidhur me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Përgëzoj Kryeministrin e Kosovës për pranimin e propozimit të BE-së për të përparuar me vendosmëri drejt një zgjidhjeje zhbllokuese lidhur me AKSHS, përmes instrumenteve të vetëmenaxhimit si një kuadër për negociatat vijuese. Kjo është një pikë vërtetë kyçe. Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë duhet të tregojnë lidership dhe të punojnë ngushtësisht, pa asnjë vonesë të mëtejshme, me aleatët perëndimorë të rajonit për të zbatuar menjëherë Marrëveshjen Bazë mbi normalizimin e marrëdhënieve. Rajoni ynë meriton paqe, stabilitet dhe bashkëpunim për një të ardhme të përbashkët më të mirë, dhe jo konflikte, lojëra fajësimi dhe prapakthime që na dëmtojnë të gjithëve“, shkruan Rama përmes një postimi në tuiter.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç përfunduan takimet me udhëheqësit evropianë, por nuk ka ende informacione.Kurti dhe Vuçiq u priten veç e veç nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni. Në takime ishin të pranishëm edhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, si dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Naim Murseli Liridon

Dyshohet se ia shiti armën Naim Murselit: 30 ditë paraburgim për të arrestuarin e katërt për rastin e Liridona Ademajt

granit plavaa

Sulmohet në burg vrasësi i Liridona Ademajt, ka tentuar dhe vetëvrasjen

aksident kosove

14 automjete të përfshira në aksidentin në Fushë Kosovë, ka edhe të lënduar

protesta cashke

Protesta në Çashkë, disa prindër kundërshtojnë paralelen në gjuhën shqipe

Kodra-e-Diellit_11_1

Më së ftohti dhe më së shumti dëborë në Kodrën e Diellit

notre dame

Helmi që përmban Notre Dame: a mund të vrasë?

rip-600x360

Vdekja e policit në Jarinje po cilësohet e dyshimtë, trupi i pajetë dërgohet në IML

haxhi shala

Specialja arreston komandant ‘Topin’ – Haxhi Shalën

lsdm

LSDM: Mitreski kryetari i Kuvendit, Zeçeviq shef i shtabi zgjedhor

INFO

NA NDIQ