Rama pesimist para samitit BE-Ballkani Perëndimor, fajsëon Bullgarinë për ‘pengmarrje’ (VIDEO)

Kryeministri shqiptar Edi Rama sot nga Brukseli është shprehur pesimist se do të ketë dritë jeshile nga Bullgaria për të hequr veton nga Maqedonia e Veriut por që mban peng dhe Shqipërinë.

Rama i cili ka mbërritur në Samitin BE-Ballkani Perëndimor kritikoi dhe vendet e BE-së pse nuk reagojnë lidhur me atë që kryeministri thotë “është pengmarrje e dy vendeve të NATO-s nga një vend i NATO-s”.

“Përkundër optimizmit të ngutur të disave, nuk pres të zgjidhet asgjë në Bullgari, por nëse do të zgjidhet do të jetë motiv për të marrë frymë të lehtësuar nga kjo pengmarrje e një vendi të NATO-s të dy vendeve të NATO-s në kulmin e një lufteje të nxehtë dhe nën vështrimin e 26 vendeve të tjera që rrinë e shohin si “yjet që rrijnë e vështrojnë”, deklaroi Edi Rama. (INA)