Rama pranon ftesën e Kurtit për firmosjen e 13 marrëveshjeve: Pres të takohemi pasi të heqë merakun

INA
INA

6 Korrik, 2023

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kyrministrit Albin Kurti për firmosjen e 13 marrëveshjeve mes dy qeverive, pas shtyrjes që iu bë mbledhjes së dy qeverive në pranverë.

Kryeministri bëri të ditur mëngjesin e së enjtes se 13 marrëveshjet janë dorëzuar ditën e sotme në ministrinë e Jashtë të Kosovës.

Siç thuhet, me kundërfirmosjen nga ana e palës së Kosovës, ato hyjnë në fuqi menjëherë.

Tashmë që pranoi kushtin e vënë nga Kurti, Rama shprehet se shpreson që homologu i tij në Kosovë do ta pranojë ftesën për një takim bilateral.

“Pas pak drejt Shkupit për të nisur vizitën dyditore në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Sot të mëngjes janë dorëzuar në ministrinë e jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë. Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi. Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite”, shkruan Edi Rama në Twitter.

Kujtojmë se, në një konferencë për mediat të mbajtur të mërkurën, kryeministri Albin Kurti u tregua i prerë rreth mundësisë së një takimi kokë më kokë me Ramën, në kuadër të vizitës së këtij të fundit në Prishtinë.

Shefi i qeverisë së Kosovës u shpreh se më urgjente për vendin është firmosja e marrëveshjeve Shqipëri-Kosovë, pasi më Ramën, siç tha ai, ka komunikim të vazhdueshëm.

Ndërkohë, nga agjenda e bërë publike, deri më tani të konfirmuara janë takime bilaterale të kryeministrit Rama me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Albin-Kurti1

Kurti: Shumica e sulmuesve në Banjskë, pjesëtarë të Mbrojtjes Civile ose Brigadës Veriore

Ursula von der Leyen

Sot Parlamenti Evropian diskuton për situatën në veri

Sander Lleshaj

“Nëse sulmohet Kosova, Shqipëria është automatikisht në luftë”

banjske dhenderri serb

Dhëndri serb i shqiptarëve: Nuk kam frikë nga Policia e Kosovës, jemi bërë miq (VIDEO)

tomor alizoti

Alizoti: Nderim i thellë për dëshmorin Afrim Bunjaku

baza ushtarake serbe

Kjo është baza e re ushtarake serbe që po ndërtohet në afërsi të kufirit me Kosovën (FOTO)

vjosa rama von der leyen michel

Ulja e çmimit të internetit ‘Roaming’ mes Europës dhe Ballkanit Perëndimor, Rama: Hyri në fuqi më 1 tetor, e konkretizuar në samitin historik në Tiranë

ilir alimehmeti

Ilir Alimehmeti jep alarmin: Kjo sëmundje po vret shqiptarët

Kudusi Lame

Gjeneral Lama: Aleksandër Vuçiqi, komandant i paaftë dhe frikacak…

INFO

NA NDIQ