Rama premtoi satelitë, tallen qytetarët: Ne s’kemi bukë të hamë

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se brenda vitit të ardhshëm do të ngrejë në hapësirë dy satelitë, duke u vendosur edhe emrat.

Po si është përcjellë ky lajm tek qytetarët?

A janë të entuziazmuar që lideri i tyre, për të cilin një pjesë votuan, ka qëllime kaq të “larta”? Një pjesë e mirë e tyre ironizojnë me deklaratën që shkaktoi të qeshura dje në sallën e parlamentit, ndërsa të tjerë nuk i kursejnë as sharjet, duke e konsideruar si tallje deklaratën e Ramës.