Rama promovoi projektin në ujë në Liqenin e Ohrit, reagon pala e Maqedonisë

INA
INA

22/05/2023

Kryeministri shqiptar Edi Rama sot promovoi një projekt ndërtimi në një cel të liqenit të Pogradecit, por që pala e Maqedonisë së Veriut reagoi sot se me këto ndërtime po rrezikohet liqeni i Ohrit, përcjell INA.

“Kantieri i madh i Shëtitores dhe Unazës së Tushemishtit, ku një tjetër nga xhevahiret e natyrës shqiptare po vihet në dispozicion të turizmit dhe ekonomisë, me një projekt që nis nga ura e Drilonit, kalon në burimet e Zagorçanit e arrin në pikën doganore të Tushemishtit”, shkroi kryeministri Rama në rrjetet sociale, ku promovoi punimet rret realizimit të këtij projekti.

Sipas tij, kjo ndërhyrje, brenda harkut kohor të 12 muajve, do të sjellë një ndryshim tërësor me impakt të rëndësishëm në rrugën e Rilindjes së Pogradecit.

Shoqatat ambientliste dhe Ministria e Ekologjisë e Maqedonisë së Veriut reaguan për këto punime, duke theksuar se po rrezikohet Liqeni i Ohrit.

Nga shoqata ambientaliste “Ohri SOS” kërkojnë që kryeministri shqiptar të respektoj rekomandimet e fundit të UNESCO, sipas së cilave duhet të ndërpriten të gjitha aktivitetet e ndërtimit në bregun e liqenit.

Ministrja e Ekologjisë, Kaja Shukova theksoi se   Qeveria ende nuk ka marrë asnjë njoftim për këtë projekt, edhe pse së fundi kanë pasur takime dhe bisedime me palën shqiptare.

Shukova bën të ditur se Qeveria do të reagojë për shkak se i gjithë projekti është në kundërshtim me rekomandimet e  UNESCO-s dhe prek liqenin e Ohrit.

“Për çdo aktivitet që është brenda liqenit të Ohrit, së pari duhet të jemi të informuar, kjo është gjëja e parë, dhe së dyti, duhet të kemi shumë kujdes se çfarë po bëjmë si në anën maqedonase ashtu edhe në atë shqiptare.  Nuk duhet të lejojmë të shkojmë më tej me objekte të reja që do të kërcënojnë liqenin e Ohrit”, theksoi ministrja Shukova. Ajo nënvizoi se pret informacion zyrtar nga pala shqiptare se çfarë po punohet dhe çdo aktivitet  duhet të jetë sipas rekomandimeve të UNESCO-s.

Maqedonia dhe Shqipëria kanë krijuar një komitet të përbashkët në kuadër të UNESCO-s ku të gjitha projektet që kanë të bëjnë me liqenin e Ohrit duhet të negociohen me konsensus, në mënyrë që për çdo ndërhyrje të pyetet pala maqedonase dhe anasjelltas.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

inbound3511059458183429197

Kthesa e madhe e Francës, si ka ndryshuar qëndrimi ndaj Kosovës ndër vite

inbound1833009466689563103

Kontrabanda/ Policia kap sasi të madhe të duhanit afër Vitisë

inbound5274883598291663641

Zgjedhjet presidenciale – Ja çfarë thanë nga OSBE/ODIHR

Partite politike BDI vlen ash pde lp pdsh

A i ruajtën bastionet partitë politike shqiptare?

inbound5715045676605177490

Siljanovska: Si presidente do të punoj për të krijuar unitet, premton se do të bashkëpunojë me opozitën

sulejman selimi

Lirohen nga akuza për krime lufte Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku

arben-taravari-ali-ahmeti

Taravari demanton se ka takuar Ahmetin

osbe odihr

OSBE/ODIHR sot do të shpallë rezultatet fillestare nga monitorimi i zgjedhjeve

IMG_1508

KSHZ publikon rezultatet e 99.85 % të votave, ja si qëndrojnë kandidatët për President

INFO

NA NDIQ