Rama propozoi rezolutën për Asosacionin në Kosovë, Berisha: Është shkruar në Beograd, akt i cili nxit konfliktin

ina-online
ina-online

8 Qershor, 2023

Kryeministri i vendit, Edi Rama në një konferencë urgjente për mediet ditën e sotme bëri me dije se kishte propozuar një dokument në lidhje me implementimin e Asosacionit të Komunave Serbe në Kosovë, e cila sipas tij është nyja gordiane e dialogut Kosovë-Serbi.

Mirëpo, sipas kreut të demokratëve, Sali Berisha ky dokument është shkruar në Serbi dhe më pas është rishkruar në Tiranë.

Në një prononcim për mediet jashtë ambienteve të Kuvendit, Berisha tha se ky akt nxit më tej konfliktin në Kosovës dhe nuk sjell qetësim të situatës.

Berisha: Shpalosi veten si një vasal i shpifur i doktrinarit dhe njërit prej autorëve të genocidit sserb në Bosnjë dhe Kosovë, njeriut që me politikën e tij të Serbisë së Madhe është factor destabilizimi kryesor në Ballkan dhe në Evropë, Aleksandër vuçiç. Sot Edi Rama në detyrim, doli dhe informoi shqiptarët se ka hartuar dhe dorëzuar tekstin e marrëveshjes e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Ksoovvë. Vetëkuptiohet që teksti është shkrojtur në Beograd dhe pastaj rishkruajtur në Tiranë. Ky akt përbën një ndërhyrje flagrante në punët e brendhsme të Kosovës në emër të Beogradit, përbën një akt të shëmtuar në historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve, një akt i cili nxit dhe nuk qetëson konflikti, përbën një akt me të cilin Rama përpiqet të zgjidhë hallin e tij tyë tmerrshëm me McGonigal.

Qeveria e Kosovës ka detyrim të bashkëpunojë me ndërkombëtarët, theksoi Berisha, por realitetet duhet të lexohen ashtu siç janë.

Berisha: Në Kosovë ekziston KFOR-i dhe unë jam plotësisht i mendimit se veprimi në zona të nxehta duhet të koordinohet me trupat e KFOR-it të cilat kanë përgjegjësi para Kosovës, por kanë dhe përgjegjësi për detyrat që i janë ngarkuar. Për sa i përket Asociacionit, e kam mëbështetur dhe do ta mbështes, por theksoj se Asociacioni nuk mund të jetë kurrë jashtë kompetencave kushtetuese të Republikës së Kosovës.

 

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vjosa Osmani

Osmani: Me armët ruse Vuçiq po mendon aneksimin sipas modelit të Krimesë

Shaip Kamberi

Kamberi: Vuçiq mund të hakmerret ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës

KFOR KS

Tensionet në veri, KFOR-i rritë praninë me trupa britanike

IMG_5646

Policia e Kosovës me dëshmi të reja: ja ku dhe si u përgatit sulmi (VIDEO)

carl bildt

Bildt: Padyshim çështja e Veriut është dashur të zgjidhet shumë më herët

KFOR KS

NATO miraton forca shtesë pas tensioneve në veri/ Ky është paralajmërimi – ja çfarë mund të fshihet pas këtij vendimi

ushtria serbe

Ushtria serbe afër Kosovës, vjen paralajmërimi: Le ta provojnë prapë! Ja çfarë do t’u ndodhë

grupi terrorist banjske radojcic

Kërcënime nga ‘Brigadat e Veriut’ – ja kush fshihet prapa tyre!

ikja banjske grupi terrorist veri

VIDEO/Pamje të reja nga ikja e sulmuesve në Banjskë – njëri rrëzohet i plagosur, të tjerët e lënë të shtrirë dhe nuk i ndihmojnë

INFO

NA NDIQ