Rama që mposhti Sokol Ballën, Ilva Taren, Eni Vasilin e të tjerë, sot ra përballë një gazetareje të re!

0

Zakonisht, në Shqipëri njerëzit e politikës mbështeten të media për të fituar qoftë zgjedhjet partiake, zgjedhjet vendore apo ato të përgjithshme, por kur arrijnë të ngrihen në pushtet harrojnë tërësisht rëndësinë e të parës.

Rasti i kryeministrit Rama është shembulli më i qartë i kësaj më lart!

Në fushatën elektorale të vitit të kaluar Ramën e pamë në çdo studio televizive dhe në çdo televizion të mundshëm në të katër anët e vendit, por ata që me apo pa dashje ndihmuan kryeministrin dhe Partinë Socialiste të fitonte zgjedhjet u kthyen në armiqtë e tij më të mëdhenj.

Filloi t’i quante shumicën e mediave ku pak më parë kishte tërhequr audiencën si kazane mediatikë, ndërkohë që gazetarët apo moderatorët sulmoheshin personalisht.

Të tillë kanë qenë rastet kur përballë Eni Vasilit Rama shprehej: “Këtu na sill edhe një kafe turke”, “Harrova të të pyes ty”, “Ti më kujton një kolegun tënd mashkull”, kurse përballë Ilva Tares thonte: “Përgatitjet duhet të jenë të thella kur duhet të intervistoni kryeministrin, por ndoshta s’keni faj se jeni me një fëmijë të vogël…”.

Jo vetëm kaq, por edhe me Sokol Ballën, Rama ka pasur mjaft përplasje sa e akuzuar se ka qenë tapë në emision, kurse kur Fevziu e quajti gënjeshtar për vota me rastin e importit të mbetjeve, kryeministri nuk ngurroi të tregonte delirin si kryeministër i vendit duke thënë: “Mua mos më thuaj kështu se është ofendim dhe nuk mund ta bësh me të ftuarin tënd dhe mos të të kujtoj më kë po flet”.

Ama sot, kryeministri Rama ra përballë gazetares së Fax Web.

Ashtu siç është mësuar që prej ardhjes në pushtet, ku çdo pyetje apo diskutim apo debat e kthente në çështje personale me gazetarët, edhe këtë herë Rama u mundua të përmendte pronarin e televizionit ku është punësuar gazetarja, por më pas e cilësoi pyetjen e saj si joetike dhe propagandë.

I vënë me shpatulla pas murit, ku nuk mund të përdorte as hilen e tij, tashmë të vjetër, Rama u largua nga konferenca duke u treguar i dobët tashmë që balta ka dalë sheshit dhe nuk asgjë, as debatet personale, as fyerjet, as hilet e të folurit në publik nuk e shpëtuan.

/Blitz.al/

Komentet

komentet