Rama reagon për hartën e Vuçiqit: Hartë leshi nga shoku i Beogradit (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama sot i është përgjigjur menjëherë presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç mbi provokimin e bërë kur postoi flamurin e vendit të tij mbi hartën e Kosovës.
Për të reaguar ndaj atij që dikur e cilësonte mikun e tij, kreu i qeverisë shqiptare ka zgjedhur vaksinimin e 50 mjekëve të Kosovës. Nga Kukësi Rama përgjigjet me bashkëpunimin me Kosovën, përcjell INA.

“U vonua pak pala tjetër, por më mirë kështu që kjo ndodhi pas asaj hartës së leshit që nxori dje ai shoku në Beograd duke luajtur me kukulla në facebook. Ne jemi një , e ardhmja dihet se cila është, për atë ëndërrojmë dhe punojmë të gjithë. Sigurisht kemi qasje ndoshta nganjëherë të ndryshme, por në të tashmen ne jemi absolutisht një. Jam shumë i lumtur që e kemi çarë atë bllokadën e tmerrshme të pamundësisë për t’u vaksinuar të Kosovës,” tha Rama.

Por ai komentoi edhe më pas kundër Vuçiq, duke thënë: “Po e them shqip, hartë leshi, ngërç i Serbisë! Më vjen mirë që ky moment i fillimit të vaksinimit të mjekëve të Kosovës koicidoi me publikimin dje të një harte leshi, po e the shqip nga presidenti i Serbisë, është edhe për të qarë dhe të qeshur si u kthehet herë pas here provokimeve të mëdha. Që tregojnë se është ngërç i Serbisë. E ardhmja e shqiptarëve është në duart tona. Kam shumë besim se përtej ngatërresave ia dalim duke e penguar veten hera herës. Kjo do të jetë dekada e shqiptarëve”, tha kryeministri shqiptar. (INA)