Rama sërish me kritika: gabimet e Kurtit po na vështirësojnë përpjekjet

Picture of ina-online
ina-online

12/10/2023

Kryeministri shqiptar Edi Rama sot në Kuvend ka thënë se pozicioni i vetëdobësuar diplomatik i Kosovës në sytë e BE-së dhe SHBA_së dhe viktizimi diplomatik i Serbisë falë “dhuratave politike” të marra nga gabime te Kosovës po ia vështirësojnë Shqipërisë punën.

Ai tutje ka treguar se bashkë me presidenten Osmani gjatë Samititet të Komunitetit Politik Evropian kanë kërkuar tek liderët e pranishëm për një qëndrim adekuat të BE-së për sulmin e ndodhur në Banjskë.

Rama ka potencuar se Serbia mban përgjegjësi të madhe për sulmin, meqë jo vetëm që nuk e dënoi agresionin por e mbuloi atë edhe me flamurin kombëtar të zisë.

“Pozicioni i vetëdobësuar diplomatik i Kosovës në sytë e BE-së dhe SHBA-së dhe vetë viktimizimi diplomatik i Serbisë në ata sy, falë dhuratave politike të marra bujarisht nga gabimet e Prishtinës zyrtare, e bëjnë jo të lehtë këtë përpjekje nga ana jonë, të cilën e kemi vazhduar në çdo instancë dhe çdo rrethanë. Këtë e bëmë edhe në samitin e Komunitetit Politik Evropian, ku bashkë me presidenten Osmani kemi folur me aktorët politikë për nevojën e një qëndrimi adekuat të BE-së ndaj këtij përshkallëzimi të rrezikshëm, sepse Beogradi mban një përgjegjësi të madhe, përderisa jo vetëm që nuk e dënoi agresionin, por e mbuloi me flamurin kombëtar të zisë, përderisa nuk shpalli thirrjen për hetim, bashkë me të gjitha forcat e përfshira në procesin e normalizimin”, ka thënë Rama.

Sipas tij, problemi i vërtetë është që sovraniteti shtetëror i Kosovës mund të lëndohet. Mund të lindë një telash i ri antishtet për Republikën e Kosovës. duhen prerë thonjtë e krizës në Kosovë, sepse kjo është tragjedia e Kosovës sot. E vërteta më e hidhur është se e gjithë kjo tollovi gërmash shqip, në lumenjtë e thëna nga të dyja anët, gjaku i heronjve të Kosovës, nga Adem Jashari, te Afrim Bunjaku, përzihet me vrerin e inateve politike provinciale, i cili shpërndahet në rrjetet sociale të porositura.

Kreu i qeverisë, tha se kjo nuk i bën dëm atij, por dinjiteti të Kosovës dhe procesit të shtet-njohjes përfundimtare të Kosovës.

Rama: Albin Kurtin e kam mik më shumë se Ramush Haradinajn. Me Albinin nuk kam pasur kurrë asnjë problem personal, por me kryeministrin aktual të Kosovës kam divergjenca botëkuptimore mbi mënyrën se si arrihet te qëllimi i përbashkët ndërkombëtar. Fakti që me Ramushin kemi pasur një krisje në miqësi, nuk më pengon të shpreh këtu neverinë më të madhe për një video të porositur dhe shpërndarë kur Ramushi shfaqej duke trokitur gotat me përfaqësuesit e listës serbe. Do të ishte e neveritshme që të sulmohej për diçka të tillë, duke u futur në rreth si tradhtar i kombit. Kush nuk ka mizë nën kësulë dhe kush nuk ka gur për të hedhur pa e fshehur dorën, bën luftën kur është për të bërë luftën dhe bën paqen kur është për të bërë paqen. Turpi i mbuloftë ata që e harrojnë me lehtësi se pa qindra dhe mijëra Ramushët e UÇK-së nuk do ta gëzonin lirinë./Albeu.com

TË FUNDIT
6 orë
Spanja kampione e Evropës
7 orë
Shqiptari dëshmitar në sulmin ndaj ish-Presidentit tregon si ndodhi ngjarja
11 orë
Mickoski edhe djalin e kishte me vete në Amerikë, kush i’a pagoi harxhimet?!
13 orë
Mblidhet Trupi Koordinues Politik i VLEN, ja çfarë u vendos
13 orë
Dëshmitari: Paralajmërova sigurinë e Trump për qitësin mbi çati: Po mendoja se pse nuk ndërhynë?

ME TE LEXUARA

19 orë
FBI identifikon sulmuesin, kush është autori 20 vjeçar që qëlloi me armë Donald Trump!
19 orë
Del video kur snajperisti vret sulmuesin e Trump në tubimin në Pensilvani (VIDEO)
18 orë
Rama dhe Kurti reagojnë për tentim atentatin “e tmerrshëm” ndaj Trumpit
17 orë
“Unë e urrej Donald Trump”/ Kush është 20-vjeçari që qëlloi me armë ish-Presidentin e SHBA-ve, video-mesazhi që ndau pak kohë më parë
14 orë
Çfarë Trump i tha sigurimit pak sekonda pasi u qëllua
13 orë
Dëshmitari: Paralajmërova sigurinë e Trump për qitësin mbi çati: Po mendoja se pse nuk ndërhynë?

LEXO MË SHUMË

IMG_4367

Spanja kampione e Evropës

IMG_4365

Shqiptari dëshmitar në sulmin ndaj ish-Presidentit tregon si ndodhi ngjarja

IMG_4362

Mickoski edhe djalin e kishte me vete në Amerikë, kush i’a pagoi harxhimet?!

IMG_4356

Mblidhet Trupi Koordinues Politik i VLEN, ja çfarë u vendos

IMG_4355

Dëshmitari: Paralajmërova sigurinë e Trump për qitësin mbi çati: Po mendoja se pse nuk ndërhynë?

trump sulm

Çfarë Trump i tha sigurimit pak sekonda pasi u qëllua

IMG_4340

“Unë e urrej Donald Trump”/ Kush është 20-vjeçari që qëlloi me armë ish-Presidentin e SHBA-ve, video-mesazhi që ndau pak kohë më parë

trump sulm

Rama dhe Kurti reagojnë për tentim atentatin “e tmerrshëm” ndaj Trumpit

Snajper trump

Del video kur snajperisti vret sulmuesin e Trump në tubimin në Pensilvani (VIDEO)

INFO

NA NDIQ