Rama shëtit në Shkodër me Benet Becin

INA
INA

19 Maj, 2023

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar, këtë të premte, një vizitë në Shkodër, në kuadër të një turi falënderues që do të zhvillojë në të gjithë vendin, pas fitores në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Kryeministri u pa duke shëtitur në rrugët e qytetit, nën shoqërinë e Benet Becit, i cili fitoi zgjedhjet e të dielës së kaluar, por edhe të Elisa Spiropalit, drejtueses politike të Partisë Socialiste në Shkodër dhe Edona Bilali, ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

Gjatë vizitës, Rama do të vizitojë Muzeun e Krimeve të Komunizmit, do të takohet me këshilltarët socialistë të Këshillit Bashkiak, si dhe do të ndjekë edhe një ndeshje basketbolli.

Takimi falënderues do të zhvillohet pasdite në Teatrin Migjeni.

Në zgjedhjet e 14 majit, Beci siguroi 34.531 vota, 12 mijë më shumë se sa kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Bardh Spahia. Për herë të parë që prej vendosjes së pluralizmit, Shkodra do të drejtohet nga një kryebashkiak i majtë./A2CNN

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

rama kovacevski

Rama batuta me Kovaçevskin: Integrimi na la pa flokë

sander lleshi

Ish-ministri i brendshëm shqiptar: Gjeni një numër telefoni të Albin Kurtit

rama

EMRAT/ Qeveria shqiptare nis zëvendësimin e ambasadorëve

bajram-begaj

Begaj dënon dhunën në veri të Kosovës: Asnjë pretekst nuk mund të pengojë marrëveshjen e Ohrit

termet

Lëkundje tërmeti në Shqipëri

bajram-begaj-milanovic-kroat

Kush është presidenti me rrogën më të lartë në Ballkan

rinia tirane

Shqipëria me rininë më të “braktisur” në rajon dhe Evropë

sali-berisha

“Dënoj manipulimin e serbëve të Kosovës nga Beogradi”, Berisha pas tensioneve në veri

ditmir bushati bujar osmani

“Po jetojmë 5 minutat më të mira të historisë tonë kombëtare”, ministri i Jashtëm i Maqedonisë në podcast-in e Ditmir Bushatit: Ja si mund të forcohet trekëndëshi Tiranë-Prishtinë-Shkup

INFO

NA NDIQ