Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot është takuar me diplomatin grek, nikos Dendias.
Në këtë takim ai është shfaqur në stil të veçantë, sidomos me kollaren me shqiponjën dy krenare, njofton agjencia e lajmeve INA.
Nga ky takim ai ka dhënë një mesazh.
“Me ministrin e jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, ramë dakord që për çështjen e detit t’i drejtohemi Drejtësisë Ndërkombëtare, ndërkohë që jemi më afër se asnjëherë heqjes së Ligjit të Luftës, çka përbën edhe një kthesë përfundimtare në historinë e marrëdhënieve tona🇦🇱🤝🇬🇷”, është shprehur Rama. (INA)