Rama shkarkon papritur Gjiknurin dhe kupolën drejtuese të PS-së

INA
INA

27/07/2023

Në Shqipëri, kryetari i Partisë socialiste, njëkohësisht kryeministër i vendit, Edi Rama, shkarkoi pasditen e së mërkurës të gjithë sekretariatin e forcës politike që ai drejton, së bashku me sekretarin e Përgjithshëm Damian Gjiknuri. Vendimi u mor gjatë një mbledhjeje të Asamblesë kombëtare të socialistëve, në të cilën, i vetmi që mbajti një fjalim ishte vetë zoti Rama.

Përkohësisht, funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm do ta mbajë zoti Blendi Klosi. Në fund të muajit shtator apo fillim të tetorit, socialistët do të mbledhin sërish Asamblenë si dhe do të organizojnë një kongres të jashtëzakonshëm.

Shkarkimi i zotit Gjiknuri, ishte një lëvizje e papritur, aq më tepër që socialistët arritën një fitore të thellë në zgjedhjet vendore të 14 majit, gjë që tregon se funksionimi i strukturave partiake nuk ka lënë vend për të dëshiruar. Ndërsa shkarkimi dhe i 7 sekretarëve të tjerë të partisë, ngjan më tepër një përpjekje për të mbuluar faktin se goditja duket të ketë qenë e drejtuar pikërisht ndaj zotit Gjiknuri.

Thuajse të njejtën skemë, zoti Rama përdori dhe në mars të vitit 2017, kur shkarkimin nga kabineti të ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, por dhe atij të Shëndetësisë Ilir Beqja, që të dy të vënë prej kohësh në qendër të akuzave publike, e shoqëroi me largimin dhe të dy ministrave të tjerë.

Zoti Gjiknuri, ka qenë ndër emrat më të lakuar nga opozita për çështjen e inceneratorëve, duke qenë se ai mbuloi ministrinë e Energjitikës dhe Industrisë në vitet 2013-2017 dhe më pas, për pak më shumë se një vit ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Emri i tij u shfaq dhe në dosjen e fundit ndaj ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, ku rezultonte, se të paktën në dy raste, sipërmarrësit që fituan kontratat e inceneratorëve kishin paguar qëndrimin e tij në hotele jashtë vendit. Por zoti Gjiknuri mohoi që kjo të ketë ndodhur, duke deklaruar se në rastet në fjalë ai ka qenë për vizita pune dhe çdo shpenzim është paguar nga ministria. Në shtyp u publikuan dhe urdhërat e shërbimit që vërtetonin deklaratat e tij.

Asambleja socialiste votoi të mërkurën, dhe emërimin e ish ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, në detyrën e kryetarit të grupit parlamentar socialist, duke kryer kështu një rokadë të plotë me zotin Taulant Balla, i cili mori drejtimin e ministrisë së Brendshme./VOA

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kuvendi shqiperise incident rrahje

Miratohet në pak minuta “Buxheti 2024”, mbyllet seanca mes tymueseve dhe shpërthimeve

edi rama

Rama: Nëse Kosova e pranonte projektin tim për Asociacionin do të kishte rezultat më të mirë

kuvendi shqiptar kaos zjarr

“Ore lepurush ta heq gurmazin”, “luftë” në Kuvend ende pa nisur seanca, deputetët kërcënojnë gardën (VIDEO)

kuvendi shqiperise incident rrahje

Sot seanca për buxhetin, Garda në gatishmëri për shmangien e kaosit në Kuvend

IMG_7008

“Beteja e vetme që nuk e fitoi dot!”, vajza e Mirush Kabashit mes lotësh: Do na mungojë të gjithëve

kuvendi shqiptar kaos zjarr

Sali Berisha përjashtohet nga Kuvendi për 10 ditë bashkë me pesë deputetë të tjerë

elva margariti unesco

Tjetër traditë shqiptare në UNESCO

sali berisha

Berisha: Opozita drejt protestave mbarëpopullore

mirush-kabashi

Arti në Zi! Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

INFO

NA NDIQ