​Rama shpjegon kërkesën që KFOR të marrë kontrollin në veri: Reagimet i quan dhimbshme e qesharake

ina-online
ina-online

29/09/2023

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpjeguar edhe një herë kërkesën e tij që KFOR të jetë në veri të Kosovës, duke i reaguar atyre që e kanë quajtur “vëlla të Vuçiqit”.

Rama ka shkruar në X se në kuadrin e mbështetjes së Shqipërisë për garantimin e sigurisë në veriun e Kosovës dhe marrjen e kontrollit nga KFOR-i, në këtë fazë kur rreziku i përshkallëzimit të konfliktit është alarmant, kanë komunikuar në nivelet më të larta të aleancës euro-atlantike dhe kanë gjetur një gatishmëri maksimale.

Ai ka shkruar se ia kanë ripërcjellë aleatëve arsyet e moslinjëzimit të Shqipërisë me deklaratën e fundit të BE-së, duke vazhduar të kërkojë qëndrimin e tyre publik, lidhur me grupin e armatosur kriminal që vrau efektivin e policisë së Kosovës dhe lidhur me zinë kombëtare në Beograd për pjesëtarët e asgjësuar të atij grupi.

“Atyre në Prishtinë që në vend se të fokusohen 100% tek sfida e jashtëzakonshme që kanë, gjejnë kohë edhe për të fryrë me fejsbuk, përmes profilesh politike apo profilesh fallco, tullumbacin e konspiracionit të “vëllaut të Vuqiqit”, duke ngatërruar për arsyet e mosarsyes së tyre kërkesën time të shpjeguar publikisht dje për KFOR-in, me paralajmërimin tim të para disa muajve për “Republikën e KFOR-it”, u kujtoj sot se:

1. KFOR-i është NATO dhe jo një forcë pushtuese për llogari të Serbisë, e as një fuqi ndarëse e territorit të Republikës së Kosovës, po përkundraze një garanci shumë e madhe në çdo rast kërcënimi.

2 Unë e thashë qartë dje se këtë kërkesë e ka bërë edhe Presidentja Osmani dhe e shpjegova më tej se kjo që kërkoj sot nuk ka lidhje me atë çka kam shprehur disa muaj më parë, si frikë se mund të ndodhë nëse situata degradon, në mungesë të rezultateve të dialogut. Sepse, siç e shpjegova edhe dje, “nuk jemi akoma aty” dhe që të mos shkohet nesër deri aty, duhet që KFOR-i të marrë në kontroll veriun një orë e më parë.

3. E di çdokush të vërtetën e thjeshtë fare se në çdo rast dhe për çfarëdo nevoje të re operacionale në territorin e Kosovës, KFOR-i i harmonizon veprimet e veta me autoritetet shtetërore të Kosovës e me forcat e sigurisë së Republikës së Kosovës, prandaj është sa e dhimbshme, aq edhe qesharake, që edhe në këtë situatë kaq serioze për sigurinë në veriun e Kosovës, politikanë me profile publike apo me profile fallco në Prishtinë merren me të tilla manipulime të ulëta emocionesh të qytetarëve të tyre, duke deformuar qëllimisht qëndrimet e mia. Keqardhje për ta, se për trimat e biznesit politik e mediatik të Tiranës, që janë gati t’ia venë zjarrin vetë Kosovës, bashkë me Shqipërinë për përmbysjen imagjinare të “regjimit” tim, nuk kam asnjë sekondë për të humbur”, ka shkruar ai.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

takimi lidereve lideret

Partitë merren vesh për mbajtjen e zgjedhjeve, ja datat?

Krenar Lloga

Lloga: Dënimi me vdekje është i ndaluar tek ne, por mendoj se do të ishte shpëtim për ata monstra

derivate nafta dizeli benzin

Çmime të reja të derivateve të naftës nga mesnata në Maqedoni

OBSH

OBSH: Sëmundjet në Gaza mund të jenë edhe më vdekjeprurëse se sulmet ajrore

takimi lidereve lideret

Kasami, Mexhiti dhe Gashi braktisën takimin e liderëve, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

ushtria forcat e armatosura shqiperi

111 vjet nga formimi i Forcave të Armatosura të Shqipërisë

kuvendi shqiperise incident rrahje

Kaos në Kuvend/ Deputetët e opozitës përplasen me Gardën, flakadanë dhe zjarr! Mbyllet seanca plenare

vrasesit vanja palevski

Kush janë personat e ndaluar për vrasjen e dyfishtë në Maqedoni, njëri ka parti proruse dhe ka qëndrime ekstremiste

kuvendi shqiperise incident rrahje

Deputetët e opozitës në Shqipëri përplasen me Gardën te hyrja e Parlamentit

INFO

NA NDIQ